• |
ide | kryesore

Sot priten shtrëngata dhe reshje shiu në vend, kur përmirësohet moti

Lajme, Të fundit
auto_Moti-shi-850x5661488007717.jpg



Ditën e sotme do të jetë me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, bën me dije IGJEUM. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore. Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Ndërkohë, Meteoalb bën me dije se gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në Qendër dhe kyresisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor. “Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin” – njofton Meteoalb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *