• |
ide | kryesore

Tritoli në Shkodër, policia s’ka asnjë të dyshuar për ngjarjen

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës dhe Prokuroria ende nuk ka të dyshuar për sasinë e eksplozivit që shpërtheu në mes të turmës së njerëzve në Pazar. Disa nga ta morën plagë të lehta, por tetë persona u dëmtuan rëndë nga shpërthimi i afro 800 gramë tritoli.

Eksplozivi ishte vendosur në një motor të vogël, i cili tre minuta para u parkua pranë makinës së Lulzim Kullës. Ky mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatit me shpërthim të telekomanduar.

Por policia edhe pas kaq ditësh nuk ka gjetur pronarin e motorit, i cili rezulton i paregjistruar. Hetuesit thonë se s’kanë gjetur asnjë gjurmë, përveç dyshimeve se atentatorët kanë patur për qëllim të vrasin Lulzim Kullën, një person me të kaluar kriminale.

47 vjeçari ndodhet ende në spital në Tiranë në gjendje të rëndë bashkë me dy të tjerë, kurse të plagosurit e tjerë kanë dalë nga rreziku./abcnews.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *