• |
ide | kryesore

Arrestohet autori që vuri tritol në makinën e biznesmenit të inerteve në Tiranë

Lajme, Të fundit
pranga-1.jpg



Specialistët për Hetimine krimeve të Rënda në D.V.P. Tiranë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit N. R.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *