• |
ide | kryesore

Bisedimet me Veriun, Koreja e Jugut mesazh aleatëve: Jemi me sytë hapur

Planet



Koreja e Jugut njoftoi se do të vazhdojë bisedimet në nivel të lartë më fqinjët veriorë “me sytë hapur”, ndërsa shtohen paralajmërimet nga aleatët e saj se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përpjekur të fitojë kohë për programin e armëve bërthamore.

Zyrtarë koreano-jugorë thanë se do të përpiqen të marrin maksimumin nga bisedimet, edhe duke qenë të ndërgjegjshëm se Koreja e Veriut mund të ketë një axhendë të fshehtë pas tyre.

Ditën e djeshme, dy Koretë ranë dakord që të marshojnë nën flamurin e Koresë së bashkuar në Lojërat Olimpike Dimërore, ku Koreja e Veriut do të dërgojë delegacionin e saj.

SHBA-të me aleatët deklaruan ditën e djeshme se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Penianin, pavarësisht bisedimeve, derisa të ketë hapa konkretë përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *