• |
ide | kryesore

Endërrat seksuale që sheh një femër dhe çfarë kuptimi kanë?

Stil



Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Por kur vajzat shohin imazhe të turpshme ato janë mesazhe që duhen interpretuar..,

Të bësh seks me dy meshkuj
Është një ëndërr erotike mjaft e përhapur. Një nga meshkujt edhe mund të mos marrë pjesë në akt, por vetëm të shohë. Në çdo rast ajo ka nevojë t’u tregojë të dyve dhe vetes së saj se është e dëshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja për t’u vlerësuar më shumë. Është një dëshirë dhe një nevojë: kënaqësia e të qenit në mes të vëmendjes së universit mashkullor. Dy meshkujt përfaqësojnë dy anët e seksit, të butë dhe agresiv. Ajo ka nevojë për afirmim.

Të bësh seks me një të panjohur
Shumë e shpeshtë. Kjo ëndërr nis nga themeli i seksualitetit tonë, na çon në rrënjët e kënaqësisë: nuk janë miq, nuk është dashuri, nuk infiltron asgjë. Është rezultat i një tërheqjeje të fortë që nuk lë ndjesi faji. Kjo është një ëndërr erotike klasike dhe të siguron: i panjohuri nuk të gjykon, është si një letër e bardhë, ku mund të hedhësh gjithë nevojat e patreguara. Kjo ka vlerën më të fortë erotike se të tjerat, sepse u lejon grave të jetojnë (në ëndërr) një seksualitet më në fund primitiv pa paragjykime.

Të shikohesh kur bën seks me partnerin
Tek femrat elementi eksibicionist është më i fortë se sa te meshkujt. Në këtë ëndërr femra ka nevojë të jetë e pranuar, e vlerësuar, e konfirmuar. Ajo dëshiron të bëhet objekt dëshire dhe vëmendjeje edhe për të tjerët që e shohin. Domethënia, ama, mund të ndryshojë në varësi të identitetit. Shpesh në ëndrrat erotike të adoleshenteve, spektatorë janë prindërit: ajo është duke kërkuar të ketë vëmendjen e tyre.

Të bësh seks me një grua
Nëse një grua ëndërron sikur bën seks me një tjetër grua, nuk është një shenjë homoseksualiteti. Është vetëm nevoja për të eksploruar veten nëpërmjet një figure tjetër të ngjashme. Njëlloj sikur të ishte një lojë pasqyrash. Në fakt, është një ëndërr shumë natyrale, ka në thelb përkëdhelje dhe jo seks agresiv, një dëshirë për të qenë e pranuar dhe bindëse. Fsheh një farë frike nga gjykimi mashkullor: kurse një femër nuk mund të gjykojë seksualisht një tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *