• |
ide | kryesore

George Soros: Rusia fuqi e rilindur, BE buzë shkatërrimit

Planet, Të fundit



Miliarderi George Soros ka përsëritur edhe njëherë parlajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Europian. Përmes një interviste të dhënë për “Financial Times”, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po i bëhen atij dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur”, për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij liberale.

“Për mua është e gjitha një déjà vu, me një ndryshim të madh, ideologjia dominuaes në botë sot është nacionalizmi.

Është BE-ja instititucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur, bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.

Soros ka pranuar se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura dhe si shembull ilustrues për këtë solli ish- presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.

“Mora një mësim të dhimbshëm, që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, ka vijuar ai. Soros ka deklaruar se mendon të qëndrojë në krye të bordit për pesë vjet të tjera, apo aq sa e lejon shëndeti, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga angazhimet e tij.



4 Comments

  1. me shvillimin e idologjive njerzore tashme ne kete bote po shkatrrohen te gjith pacmangeshem dhe padiskutim ,a nese ndryshojn kurs te verteten drejten hakun te gjith ,kan mundesin te ndjehen mire ,padrejtesia ne toke i ngjan maqine qe eshte duke i mbaruar karburanti

  2. sa me shum te ,shohin njerzit shkatrrimin me shum vlersojne,paqen sepse e ndjejne ne shpirte paqen drejtesin te miren ,sepse ajo eshte vet ekzistenca suksesit ,por ne fakt ende po i sherbejne shkatrrimit nga cdo ane ne cdo fushe shkencetare dietaret ,po ju vene perpara arsyen e shendoshe 1,ideologeve ,ne cdo ide ,se ,vetem zoti ullzimi tije permblell cdo ,zgjillje cdo begati normalitet ,po ashtu po u sjellin arsye per cdo ide te shendosha sepse lufta nuk eshte domosdoshmeri per njerzit per shkak se te mirat materiale rriten ne proporcion aritmetik dhe njerzimi shtohet ne proporcion gjometrik ,kjo kjo lloj matematike eshte e pabaze sepse zoti perpara se te krijoje me par i garanton rriskun ashtu ju duket njerezve por e verteta eshte ndryshe,,shikoni diellin per mallesin qe ka kohen kur eshte krijuar ,dhe sain e energjis qe harxhon per ndricim ky do ishte mbaruar kohe me pare ,kush e furrnizon ne jo e furrnizon me rrisk krijuesi saje ashtu si lle ne shikoni suren mejrem ,ku i jati e pyet per ushqimin qe ja gjente ne dhomen e saje dhe mejremi i tregonte se vinte nga allahu ,shikoni ajetin kuranore ,qe tregon ,per ralitetet se si sa bukur allahu mallerishem deshirat i tregon njerzore dhe ralitetin ja len vetes te cilen e ka nderthurur ,sipas ullzimit tije ,sikur bota kaq shum sa i kan bere sherbim padrejtesise qe po sjell luften shkatrrimin qe askush se deshiron ti ndolle ti kishin sherbyer domosdoshmerive qe sjellin paqen sot nuk do ishin ne urrejtje dhe armiqesi por ne paqe dhe begati,tani bota hyri ne fazen e kuptimit dhe vlersimit te vertetes ullzimit te zotit si burimi cdo miresie garancie dobie zgjillje dhe shpetimi njerzore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *