• |
ide | kryesore

Hala: Duka e Fino të fuqishëm mediatikisht, por votohet platforma dhe jo emri

Sport, Të fundit



Shpëtim Hala, kandidati i tretë zyrtar për kreun e FSHF-së deaklaroi se e sheh veten si kandidatin më të të fortë në garë. Për Armando Dukën, ish-arbitri për disa vite në Itali u shpreh se ka bërë histori në drejtimin e futbollit shqiptar, ndërsa për Bashkim Finon u shpreh se ka kontribute në politikë dhe jo në futboll.

Shpëtim Hala shtoi se mediatikisht edhe Duka edhe Fino janë të fuqishëm, por janë platformat që duhet votuar jo emrat.

“Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë. Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri. Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si drejtues i federatës. Gara është e hapur. Mediatikisht janë të dy të fuqishëm, por janë platformat që duhen votuar jo emrat.” – u shpreh Hala në një intervistë për “News 24”.



1 Comment

  1. O Shpetim permendu pak tani je “rival” i Don Dukes dhe jo llapist i Dukes.Mos harro mor burre.Dil pak nga vetja se po del keq..Nuk u trajnove pak nga FSHF qe te ” shash” pakez Duken.Luaje mire pjesen se nuk e merr bilbilin pastaj.He shpetimtar djali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *