• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari me çekiç në dorë thyen kazinonë (VIDEO)

Lajme



Mediat italiane kanë publikuar sot pamjet e një shqiptari që thyen xhamat e një kazinoje.

Ngjarja ka ndodhur në Cefalù natën mes 13-14 janarit. Shqiptari 37-vjeçar ishte duke luajtur në një kazino, kur pronarët i kanë thënë se kishte ardhur koha që biznesi të mbyllej.

37-vjeçari u largua i keqardhur, dhe u kthye sërish me një kokore në kokë dhe një çekiç në dorë. Për hakmarrje, theu xhamat e qendrës ku ndodhej kazinoja.

Hetimet çuan në identifikimin e autorit dhe ndaj tij ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë. Në banesën e tij u gjet edhe çekiç me të cilin theu xhamat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *