• |
ide | kryesore

57-vjeçari kapet me 4.5 kg heroinë në gomat e makinës në Muriqan

Lajme, Të fundit



Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll të detajuar në disa mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues Petraq Grekun u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga policia shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *