• |
ide | kryesore

Mediat në Prishtinë, dyshime për shëndetin e Isa Mustafës. Zbulojnë sëmundjen që e ka prekur

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafaj vazhdon të jetë i shtruar në një spital në Gjermani për kurim. Ndonëse familjarët e tij thonë se gjendja po përmirësohet, mediat në Prishtinë ngrenë dyshime për shëndetin e tij. Sipas Express, mjekët kosovarë dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome” Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme për t’i dhënë një fond financiar për kurim ish-kryeministrit, por familja e tij më parë duhet të bëjë një kërkesë. E Isa Mustafa, nuk është i vetmi politikan kosovar që po kërkon trajtim shëndetësorë jashtë Kosovës. Një gjë të tillë tashmë është duke e bërë ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi. Atij, Qeveria e Kosovës ia kishte ndarë 90 mijë euro vitin e kaluar. Shërim jashtë Kosovës kishte kërkuar edhe ish-kryeministri tashmë i ndjerë Bajram Rexhepi. Në vitet e fundit, katër politikanë kosovarë që kanë mbajtur pozita të larta institucionale kanë marrë trajtim mjekësor jashtë vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *