• |
ide | kryesore

Mesazhi që shpërndan Arta Marku duke luftuar dhëmb për dhëmb çiftin Gina-Gashi

Kryesore



Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të mërkurën se do dërgonte në gjyq dy ish-drejtues turq të kompanisë “Kurum”, të akuzuar për “Mashtrim në shuma të mëdha”. 

Por në fund të njoftimit, institucioni u kujdes të theksojë se kjo ishte një dosje e prokurores Armanda Xhaferraj, e cila ishte përplasur publikisht me ish-drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme shkruante se “Prokuroria Elbasan ka dërguar për gjykim shtetasit Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu… Theksojmë se procedimi është një prej atyre, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferri nga ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina”.

Sqarimi nuk ishte i rastësishëm. Dritan Gina është prokurori që pak ditë më parë kërkoi ekspertizën psiko-ligjore të Arta Markut, pasi kjo urdhëroi shkarkimin e tij nga Elbasani. Më herët, bashkëshortja e tij ishte larguar nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy prokurorët bashkëshortë u shmangën nga Arta Marku, pasi ishin promovuar nga Adriatik Llalla. Por të dy nuk e lanë me kaq dhe denoncuan Markun.

Është e qartë se dosja “Kurum” u përdor për të sulmuar prokurorin, që nuk e priti mirë shkarkimin nga detyra. Njoftimi lë të kuptohet se Gina e kishte ndryshuar prokuroren e çështjes Armanda Xhaferri për të ndikuar në zvarritjen e hetimeve.

Por nga verifikimet në faqen e internetit të Gjykatës së Elbasanit, rezulton se dosja në ngarkim të ish-zyrtarëve të ‘Kurum” është dërguar për gjykim nga prokurori Anton Pali në 12 Janar.


Ishte prokurori Anton Pali që i përfundoi hetimet megjithë zëvëndësimin e prokurores Xhaferraj dhe bëri gati për gjykim dosjen. Fakti që dosja u dërgua në gjykatë tregon se hetimet për këtë çështje kishin ecur para dhe nuk ishin zvarritur.

Por më shumë se sa detajet e një dosjeje, ky rast vlen për t’u njohur me mënyrën si po e drejton Arta Marku, prokurorinë e Përgjithshme. Megjithëse “e përkohshme”, Marku ka vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb prokurorëve të shkarkuar dhe në këtë përplasje nuk kursehen as përdorimi i dosjeve të veçanta dhe as sulmet mediatike.

Në këtë situatë është e lehtë të shpërndahet mesazhi se “gjuetia e shtrigave” ka nisur. Tani edhe prokurori me dosjen më të parëndësishme e di se çfarë e pret nëse nuk i bindet vullnetit të Arta Markut.

Mesazhi duhet të ketë mbërritur edhe tek prokurorët e dosjes Tahiri. Që pas emërimit të Arta Markut, për ish ministrin e Brendshëm vijnë lajme të mira nga procesi gjyqësor. Miku i tij Orest Sota ka dalë nga burgu, ndërsa gjykata i ktheu pasaportën dhe kartën e identitetit. Duket se sa më shumë egërsohet Arta Marku me prokurorët e shkarkuar, aq më shumë zbuten prokurorët e dosjes Tahiri.

Këtë erë të re që po fryn në prokurori, opozita e kishte paralajmëruar. Me gjithë përbetimet e deputetëve socialistë se Arta Marku do të ishte një prokurore e përkohshme, pa shumë kompetenca, që nuk do të ndikonte në dosje të caktuara, duket se përplasja e Arta Markut me prokurorët dhe metodat që po përdor ajo i japin më shumë arsye opozitës të protestojë kundër zgjedhjes së saj.©Lapsi.al

 



10 Comments

  1. Po c’jane keto shkrime? Hajde Andi hajde! Po pse kjo eshte gazetaria! Kjo me e pakta eshte injorance apo quhet edhe bythe-shitje! Kaq kaqol paska qene ky Bushati apo i ka dosjen Berisha ashtu si Llalles?

  2. o lono po ka me bythqire se ty, apo nga qe je bythqire vete edhe kerkon te infektosh te tjeret, hy rac muti , kjo eshte gazetari qe thote Rama gazan, edhe vertet gazane eshte

  3. Shikohet nje mbrojtje e nje sulm ndaj botuesit te ketij portali.. INJORANCE, e SERVILIZEM, ndaj prokurores e ndaj pushtetit. Por keta mediokerr edhe te pa kulture ofendojne analistet qe edhe kur i kane rene kokes qeverive, sidos kesaj te sotemes mbasi e ka plotesuar provimin e saj ndaj popullit me te gjitha te ligat e saj,Servilet qe me banalitet duan te mbrojne kete pushtet te rrezuarvete me ate qe se ka bere , duhetqe populli te jete nje, e lufte politikes percarese te komsomolasve te rilindjes DEMOKRACINE POPULLI KUR DO E SJELLEE VETE, por me baza demokratike eme njerez te paster e te ndershem

    1. O Puntori i bashkis kamez.Ishte mire me Salehun apo jo.ke pervetesuar ndonje prone a ke kap ndonje tender?Ju iku prokuroria nga duart o qyq.Po tani ca do beni?Qeni i ven pas murit do lehe e do kafshoj po njesoj do ngordhi

  4. Andi cdo te thuash kur pas pak kohe te shkoje ne gjykate edhe dosja me supershkelje e Dashamir Xhikes. Eshte kopsitur sa me s’ka. Por sa ishte Llalla me ushtaret e tij nuk shkoi.Besoj e kupton pse e mbante Likja me Monalizen Kosin + Ujin . U akuzua nga Bracja prokurori Gina per ngjarjen e Elb kur u hap zjarr ndaj policise nga 3 persona te fisit Capja. Rezultati me shpejt u liruan nga burgu pasi ishte urdher nga lart me dashuri dhe qetesi. Iu kerkua te ishin krahu I armatosur I Lsi ne Elb. Mona e pa qe gjithe llumi qe LSI kishte kishin kaluar tek Qifi e Bujari i PDIU. Fill pasi i nxorren nga burgu me urdher I shkuan ne shtepi Mona dheHaxhiu I Nastos. Por situata ne terren kishin ndryshuar. Policia mbante njeren ane. Mona erdhi ne El me 5-6 truproja dhe nuk beri dot gje. Ti rrojne te punesuarit ne bashkite Prrenjas,Cerrik si dhe leket e pista ne Belesh,Gramsh dhe ne fshatrat e El se ne qytet dolen cope cope. Prandaj Mona bertet krimi krimi se edhe ate qe e kishte me vete me 2013 ia mori PDIU me ndihmen e PS

  5. O ando po e dim kush je ti e kush eshte gina se ne Shqiperi jetojme.Po thuhe qe e ke shkrujt per ti ber qefin PeDe-istave se populli ka sy ne balle ska nevoj per deformimet e tua dhe te ketyre puntorve te shqupit qe te brojnr neper komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *