• |
ide | kryesore

Presioni ndërkombëtar bën punë, Veseli paralajmëron shokët e luftës: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet

Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se nuk do të zhbëhet Gjykata Speciale. Gjatë një interviste për KTV-në, Veseli ka siguruar se si kryetar i PDK-së dhe si kryetar i Parlamentit, nuk do të lejojë befasi dhe veprime të njëanshme që e cenojnë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në. Ai ka kërkuar nga të gjitha forcat politike që të bëhen bashkë dhe të jenë më të fortë për ta përballuar këtë proces.

Veseli nuk ka treguar se si do të veprojnë deputetët e tij që e kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e speciales, por ka thënë se vendimi i tyre do të jetë në interes të Kosovës.

Një ditë më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, u ka dërguar mesazh të qartë të gjithë politikanëve që e mbështesin shfuqizimin e speciales. Ai tha se deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *