• |
ide | kryesore

Rama e nis vitin me ‘dhurata’ për 12 prefektët e rinj, 390 mln lekë për makina

Lajme, Të fundit



Ndonëse për paga apo dëmshpërblime kundrejt qytetarëve qeveria në shumë raste lë për të dëshiruar, kur vjen puna për shpenzime luksi është tepër dorëlëshuar. Kështu, përmes një VKM-je Këshilli i Ministrave ka vendosur që tu bëjë dhuratë 12 prefektëve nga një makinë. Paratë për këtë ‘dhuratë’ do të përdoren nga fondet rezervë për t’i çuar tek Ministria e Brendshme, që kjo e fundit t’i përdorë për të blerë makina për 12 prefektët e rinj të qarqeve.

Janë rreth 390 milionë lekë do të vilen nga fondi shtesë i buxhetit të shtetit, që të blihen 12 makina për zyrtarët e rinj që vetë kryeministri i prezantoi pak kohë më parë. VKM-ja është bërë publike në faqen e kryeministrisë dhe është vendimi i parë që Rama ka firmosur këtë të mërkurë. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, automjetet që do të blihen nuk do të jenë aspak të lira, por do të kushtojë secila rreth 33 milion lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *