• |
ide | kryesore

Rama, pelivani  reformës

1, Ide

Debati i fundit për mënyrën e arrestimit të deputetëve është një provë më shumë se Edi Rama ka manovruar në mënyrë brilante gjatë procesit të rerormës në drejtësi. Natyrisht për interesin e tij. Ai ka luajtur publikisht gjithmonë pro reformës, ka bërë sikur i ka lënë ndërkombëtarëve në duar një letër të bardhë dhe nga ana tjetër, është munduar ta minojë atë duke e shndërruar nga një kërcënim, në një mburojë për veten dhe ministrat e tij socialistë.

Po të futesh sot në Google të dhe kërkosh me termat “Edi Rama” dhe “reforma në drejtësi”, aty dehesh nga një frymë pozitive . Ai do ta miratojë atë se s’bën, ai e lidh atë me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ai hiqet si partneri kryesor përkrah diplomatëve të huaj që duan të shtynë përpara procesin.

Ndërkohë që kundërshtarët e tij kanë lënë në publik dhe ndërkomtarisht shijen e rrefuzuesit, e stërkëmshaxhiut, e sovranistit, Rama ka zgjedhur një strategji tjetër. Ai gjithmonë ka bërë lojën e atij që e mbështet ditën, por e minon natën. Ai ka zgjedhur një taktikë perfide dhe shumë më inteligjente sesa rivalët e vet. I bindur se pas saj kishte një vullnet ndërkombëtar, i ndërgjegjshëm se cilido që do i bënte barrikadë do të goditej fort, i vetëdijshëm se Shqipëria nuk mund të ndiqte një trajektore tjetër qoftë nga ajo e Kroacisë, qoftë nga ajo e Rumanisë apo edhe qoftë nga Maqedonia e Kosova, ai vuri bastin që atë që se bënte dot hapur, t’a bënte nën rrogoz: ai mund të mbrohej më shumë duke u hequr si adhurues i reformës sesa duke veshur kostumin e armikut të saj.

Dhe në realitet ka ndodhur pikërisht kështu.

Në këtë kuadër duhet parë edhe ndryshimi i fundit i rregullores që po i propozohet kuvendit (lexo poshtë/lapsi.al), i cili në thelb sanksionon se burgosja ose jo e një “peshku të madh” varet vetëm nga vullneti i shumicës qeverisëse për të dorëzuar atë. Pra ashtu sikurse në rastin Tahiri, nëse deputetët socialistë mendojnë se prokuroria nuk ka të drejtë, ata nuk e japin lejen për arrestim.

Por, po të shkosh edhe më tej e dallon se kjo nuk është një lëvizje e rastësishme. Prapa saj fshihet një plan perfid dhe i kalkuluar mirë për të mbrojtur jo vetëm kryeministrin, por edhe njerzit e tij të afërt.

Të gjithë e mbajnë mend se gjatë mandatit të parë Rama vuri një rregull që e trumpetoi me të madhe. Që ministrat nuk do të ishin edhe deputetë. Se ata do t’i përkushtoheshin vetëm punëve qeveritare duke humbur kështu krejtësisht imunitetin parlamentar.

Por, menjëherë pas miratimit të reformës në drejtësi, kur pritet ngritja e SPAK dhe Gjykatës Speciale, Rama hoqi dorë nga “shpikja” e 2013. Tani ministrat me të cilët ai firmos koncesionet, organizon garat publike, financon projektet maramendëse, jo vetëm janë “të paarrestueshëm” nëse nuk do shumica socialiste, por ata mund të mos japin kurrë llogari për bëmat e tyre.

Po t’i shtosh kësaj tabloje edhe skuthllëqet për të mos ngritur KLP, për të vendosur një kryeprokurore të ngjyrosur me të kuqe dhe pa vetting, për të kontrolluar fondet dhe burokracinë e OMN-së, bëhet edhe më e qartë se Edi Rama ka pasur vetëm një qëllim: ta mburrë reformën me fjalë dhe nga ana tjetër t’a përdorë atë si një çadër për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Projekti i fundit, që i pengon prokurorët të burgosin një deputet socialist pa bekimin e partisë, është prova më e vërtetë për këtë. Ai është dëshmia se Edi Rama, prej dy vitesh, po mban një ekulibër të admirueshëm në tehun e hollë që ndan armiqtë e hapur të reformës me ata që hedhin gurin e fshehin dorën. Në publik Rama ka fituar famën e prijësit të grupit të parë. Ndërsa në kulisa është sjellë si një makiavelist perfekt për të marrë për vete maksimumin e mundshëm të garancive.  Dhe ia ka arritur duke e zhveshur më në fund reformën në drejtësi nga thelni i saj, nga ambicia për të goditur njerëzit me pushtet.  

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Nuk dihet se ke mbron Rama te vetet apo Saliun me Bashen.Pak e veshtire te besohet por premtimi 18 majit ka shume gjera brenda .Akoma na ndjek hija e Nanos dhe e Metes,Saliut dhe Bashes..kudo qe te shkosh ne nafte ,ne aviacion,ne energjitike gjen kontrata te perjeteshme qe te jetosh brez mbas brezi.Shkoni me 27 Janar apo 27 Shkurt apo 27 Gusht ..shkoni ,por asgje nuk do te ndryshoni,vaeferia do te shtohet akoma me shume.

  2. Po mire more Bushat, koqja! Rama eshte pelivan,fjale e bukur e cirkut,po ti kush mutin je?! A ka krahasim qenija pelivan me vrases, hajdut tradhetar si Berisha dhe Luli apo Meta? Bajge!

  3. Unë nukdo ta quaja taktikë intelegjente atë që bën edvini, ai thjesht me paratë e korrupsionit paguan dezinformuesit.

  4. I paepuri bushat, menyra e te berit opozite nga ana juaj eshte ne favor te rames sepse gjithmone zhvlerson punen dhe meritat e pd-se me qellim uljen e besimit te qytetareve ndaj saj, cfare thate ju sot qe pd-ja nuk e ka thene dhe e paska thene gabim??

  5. I paepuri bushat, menyra e te berit opozite nga ana juaj eshte ne favor te rames sepse gjithmone zhvlerson punen dhe meritat e pd-se me qellim uljen e besimit te qytetareve ndaj saj, cfare thate ju sot qe pd-

  6. PD,LSI jane e njejta mafie si Rama.
    Rama po bene kete ligje per te penguar arrestimin e Tije.
    Basha ,Kryemadhi duan te ndryshojne kushtetuten per te sabotuar rreformen ne drejtesi!Te gjithe hajdudat punojne ne harmoni me nje qellim te vetem : Mbrojtjen e vjedhjeve !
    Jane 7 miliard euro qe kane vjedhur keta te korruptuar.
    Plehra!

  7. Me çpo shohim e degjojme nga jeta e perditeshme jam dakort me ju qe Rama eshte pelivan per te mbrojtur jo vetem pasurite e vena nga korrupsioni i tij por edhe te bashkepunusve e miqve te tij, por aman, na thoni dhe argumentoni ju, si inteligjenca e ketij populli, se cilit politikan duhet ti besojme ne nga keto qe kemi pare e degjuar deri tani se mund te punoj per te miren e kombit dhe te popullit??!!

  8. Zotit Donald Lu
    Ambasador i SHBA

    Zonjes Romana Vlahutin
    Ambasadore e Bashkimit Europian

    Zoterinje te nderuar,
    Klasa politike Shqiptare po punon kunder interresave kombetare duke vene ne rrezik serioz, lirin, demokracin, dhe prespektiven e vendit tim.
    Per keto motive kerkoj si me poshte:
    1) Te futen ne listen e zeze te SHBA dhe Europes:
    Sali Berisha kryemafioz;
    Lulzim Basha manipolues, hajdud;
    Ilir Meta ,Monika Kryemadhi ,hajduda te korruptuar.
    2)Te shpallen persona te pa deshiruar deputetet qe kane firmosur projektligjin per te bere ndryshime kushtetuese me qellim per te sabotuar rreformen ne drejtesi .
    Modifikimin e kushtetutes eshte i qellimshem per te ndaluar hetimet ndaj politikes te korruptuar. Projektligji ad personam po pergatitet per te shkarkuar nga detyra prokuroren e Republikes Zonjen Marku.
    3) Te behet presion ndaj Kryeministrit Edi Rama qe t’mos aprovohet projektligji i propozuar nga PD dhe LSI !
    4) KR. Edi Rama te terhiqet nga nisma ligjore ne Kuvendin e Shqiperise, e cila synon per te ndaluar hetimet ndaj Tij , ministrave, deputeteve te PS,LSI dhe PD.

    Keto dy nisma parlamentare kane per qellim sabotimin ne themel te rreformes ne drejtesi duke ndaluar arrestimin e deputeteve dhe ministrave kriminel!
    Te nderuar Zoterinje Ambasador,
    Hajdudat politike, Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta ,Sali Berisha, Monika Kryemadhi, ne bashkpunim me te tjere deputet po perdorin mandatin e popullit per te shpetuar nga drejtesia!
    Kjo veper e politikes Shqiptare eshte nje tjeter grusht kunder shtetit te se drejtes dhe Kushtetutes se Shqiperise .
    Te nderuar Zoterinje,
    Ju lutem merrni ne konsiderat kerkesen time per te ndaluar keta kriminela, te cilet duan te shkaterrojnè nga themelet punen e jashtzakonshme qe keni bere deri sot per realizimin e rreformes ne drejtesi , cila mbetet e vetmja shpresè per popullin Shqiptare!
    Ne rastin se keto ligje aprovohen duke venè interresin e tyre te korruptuar mbi interresin e Shqiperise:
    Kerkoj SHBA -Europa te vendosin sanksione politiko- ekonomike ndaj Qeverise dhe Opozites mafioze Shqiptare!
    Me rrespekt !
    Z.B.

  9. Ore Z.B. Ore Zaberhone, ti sigura qe ti i perket asaj kategorie qe nuk e ke bo piken e hajrit per te rregulluar jeten tende. Zbrit poshet o koqe e mos gjuaj ne hava.

  10. Mesa dij, z. Brian Hook është drejtor i planifikimit të politikave të DASH që po ristrukturon politikën e jashtëme amerikane për t’ju larguar politikave liberale të jashtëme të administratës së mëparëshme të Obamës e të znj. Nuland e që e dobësuan rolin e liderit botëror të këtij shteti të fuqishëm demokratik.
    Tashmë është e kjartë se si ambasadori Lu ashtu edhe ambasadorja Vllahutin, në Shqiperi kanë perfaqesuar më shumë politikën e Sorosit se sa të SHBA e BE.
    Na del njefarë shqiptari gjysem analfabet e në emer të HOOK, ju drejtohet Lu-së e Vllahutinit që të “fusin në burg” liderët e se djathtes shqiptare, Berisha e Basha pikërisht kur Ramës po i shtrëngohet rreth qafës ndëshkimi për kriminalizimin e Shqipërisë, kanabizimin e plotë të saj e trafikun rekord të droges made in Albania.
    Edhe më i paturpëshmi nga lakejtë e Ramës nuk do ta merte dot guximin që t’ju bënte këtyre ambasadorëve në ikje këtë thirrje idiote.
    Medemek për tu “identifikuar”, na paskej vënë kësaj rradhe edhe inicialet Z.B..
    Sa z-a-b-ërhane produkt të ish sigurimit të kohes së Enverit mund të ketë Shqipëria e Ramës do ti vikërka shpëtimi prej tyre apo prej Lu-se e Vllahutinit ?
    Nuk është as Lu president i SHBA e as Vllahutin presidente e BE o Za-Bërhane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu