• |
ide | kryesore

Rrahu për vdekje marokenin, arrestohet në Holandë shqiptari i shumëkërkuar

Lajme



Një i ri shqiptar është arrestuar në bashkëpunim me policinë holandeze pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e 24-vjeçari maroken, Said Waddoud, të ndodhur në janar të vitit 2015.

30-vjeçari shqiptar i identifikuar si Bojken Zego ka qenë i shpallur në kërkim nga krimi prej tre vitesh dhe sot në Roterdam është bërë i mundur arrestimi i tij.

Zego akuzohet se ka rrahur për vdekje një maroken 3 vite më parë.

AEENJP5A6112-1740-kFeC-U1080557087097DGG-1024x576@LaStampa.it

Arrestimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi i SOI – Dhomës Ndërkombëtare të Operimit dhe Divizioni S.I.Re.N.E. Criminalpol, i cili ka mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale.

borgomasino-kt2-U001504141kzdLyQVr-1024x576@LaStampa.it

Bojken Zego nuk është i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje. Ansa shkruan se së bashku me të ishin edhe 7 persona të tjerë, dy prej të cilëve u arrestuan menjëherë pas krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *