• |
ide | kryesore

Stresi kunja për Flori Mumajesin: Qeni është më besnik se ty

Paparazzi, Slider



Në 2016-n, pas incidentit mes Flori Mumajesit dhe Stines në festivalin Kënga Magjike, reperi Stresi i doli në mbrojtje mikut të tij Flori.
Madje në portale u përfol se Stresi kishte ndërhyrë në konflikt për shkak të marrëdhënies së mirë më kantautorin. Ai bëri një postim me foton e Florit të cilin e quante “loku”:“Miku i mirë, dera e parrizit thuhet për një mik, i cili nuk kursen asgjë për të të bërë fatbardhë në kohën më të vështirë, thnx për gjithçka lokuuuuuuu”. Por afrimi i Florit me Noizy-n nuk i ka pëlqyer aspak Stresit, i cili ka bërë një status shumë ofendues, që besohet se i drejtohet Florit. Ky i fundit postoi ditën e djeshme këngën e re të Noizy-t, me mbishkrimin “Masterpiece” (Kryevepër). Edhe Noizy e ka falënderuar duke e quajtur “vëlla”. Kjo ka mjaftuar që Stresi të reagojë:“Qen është ai që bëhet si qen, por qeni që është qen, është më besnik se ty o qen njeri”.
Stresi ka pasur gjithmonë miqësi me Florin dhe nëse kërkon në internet mund të gjesh foto të dyshes dhe urime për ditëlindje pa fund. Të jetë prishur vallë kjo miqësi?!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *