• |
ide | kryesore

Theresa May ‘blindon’ Calais, investon miliona për sigurinë në porte

Planet



Qeveria e kryeministres britanike Theresa May do të shpenzojë 45 milionë stërlina të tjera për të rritur masat e sigurisë nëpër porte, në të dyja anët e kanalit të La Manshit mes Anglisë dhe Francës.

Kjo shumë do të përdoret për ngritjen e gardheve të rinj prej hekuri, instalimin e kamerave me qark të shkurtër dhe vendosjes së teknologjisë me infra të kuqe, jo vetëm në portin Calais (Kalè) në Francë, por edhe në porte të tjera.

Ky vendim u mor pas samitit që po zhvillohet në Britani mes Theresa May dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

BBC njofton se Britania do të angazhohet të pranojë më shumë emigrantë, veçanërisht nga porti Calais, e më konkretisht fëmijë të pashoqëruar.

Edhe pse Britania edhe Franca pritet të ecin në korsi të ndryshme, pas daljes së pritshme të Britanisë nga BE-ja, duket se problemet e sigurisë kufitare janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Britaninë në veçanti.

Gjatë fushatës së fundit presidenciale, presidenti Macron ishte për rinegociimin, madje edhe anulimin e marrëveshjes së vitit 2003 mes Tony Blair dhe Jacques Chirac, sipas së cilës emigrantët pa dokumente të ndaluar të hynin në Britani do të mund të qëndronin në Francë në kampet e ngritura enkas në portin Calais.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *