• |
ide | kryesore

Timberlake sjell videoklipin me gjërat që nuk shkojnë në kë botë (Video)

Paparazzi, Slider



Ka me qindra gjëra që nuk janë siç duhej të ishin në këtë botë, qindra gjëra të cilat na prekin të gjithëve, por ndjejmë pafuqinë për të reaguar e për t’i ndryshuar sadopak. Por një përpjekje sado e vogël mund të sjellë të mira të madha, e nëse nuk sjellë gjithsesi mjafton përpjekja. E një përpjekje të tillë, një reagim për gjërat që nuk shkojnë ka bërë edhe këngëtari Justin Timberlake. “Supplies” quhet videoklipi më i ri i Këngëtarit në të cilin përmblishen të githa gjërat që atij i duken të gabuara në këtë botë. Justin ka reaguar edhe ndaj pretendimeve për dhunën seksuale në Hollywood, ndërsa gjithçka është ndërtuar në një mënyrë mjaft artistike. Viedo fillon me Justin të ulur përballë shumë ekranesh ku shfqen pamje të lëvizjes “Me Too”, pamje të kronikave mbi Harvey Weinstein, pamje mbi racizmin etj. ndërsa në një moment shfaqet edhe një grua e cila ka veshur një bluzë të bardhë në të cilën shkruan: “Kapini nga vagina”. Dhe i gjithë videoklipi nuk mund të mbyllyje më bukur se sa me një thirrje të fortë të vënë në gojën e një djaloshi të vogël me ngjyrë: . “Je i vdekur ndërkohë… Ti po fle! Zgjohu!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *