• |
ide | kryesore

Vazhdojnë ende kritikat për modeleve nën peshë

Paparazzi, Slider



Modelet shumë të dobëta u ndaluan fillimisht me ligj në 2015-n në Francë. Vetëm një vit më pas disa nga markat më të njohura të modës, si “Dior” apo “Gucci” vendosën që të mos pranonin më modele të dobëta gjatë prezantimit të koleksioneve të tyre. Vendimi i industrisë së modës u mor pas kritikave të publikut se markat me kërkesat e tyre nxisnin anoreksinë dhe rrisnin çrregullimet në ushqim, jo vetëm për modelet e tyre, por edhe për fansat e këtyre të fundit.
Victoria Beckham theu rregullat në 2016-n dhe tani bëri të njëjtën gjë. Ajo u kritikua dy ditë më parë pasi kishte zgjedhur një modele shumë të dobët.
Nëna e modeles “kockë e lëkurë” të përdorur nga Victoria Beckham për të promovuar koleksionin e saj të fundit, reagoi pas kritikave se vajza e saj dukej si “skelet”. Dizajnuesja u përballë me një sërë akuzash pasi përcolli një mesazh të rrezikshëm dhe jorealist për femrat e reja, duke përdorur imazhin e Giedre Dukauskaite, e cila ka përmasat e një vajze 7-vjeçare. Banorët e qytetit të Lituanisë ku u rrit modelja 29-vjeçare thonë se quanin atë “fyell”, për shkak të fizikut të hollë. Por nëna e modeles, Irena Dukauskiene, i drejtohet e zemëruar nënave të vajzave adoleshente, që e cilësuan të bijën e saj shumë të dobët.
“Nuk e kuptoj për çfarë është gjithë kjo zhurmë. Ndoshta shumë nga këto nëna kanë zili suksesin e vajzës sime? Kijeni parasysh që Giedre është 29 vjeç, jo një 16-vjeçare e papjekur”.
Ajo mohoi faktin që vajza e saj të ketë qenë e pashëndetshme. “E kam parë për herë të fundit dy muaj më parë kur erdhi në shtëpi. Nuk mu duk aspak shumë e dobët. Ajo ha gjithçka që i jap, madje dhe zebelin (ushqim gjerman), i cili është i vështirë për t’u tretur”. Sa i përket kritikave të paraqitjes së saj, ajo tha: “Është qesharake. Jam e sigurt se ata panë fotografitë që donin të shihnin. Nëse do të shihnin fotografi të tjera të Giedre-s, ata nuk do ta quanin ashtu…”.
Irina mohoi të ishte shqetësuar ndonjëherë mbi peshën e modeles:
“Ajo është e rritur. Ne e mbështesim me gjithë zemër dhe do t’i qëndrojmë pranë pavarësisht gjithçkaje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *