• |
ide | kryesore

VIDEO/ Me kë darkoi Rama deri vonë në restorantin në qendër të Tiranës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama shihet rrallë të frekuentojë restorantet e Tiranës. Ai ka pak vende të pëlqyera për të kaluar një darkë, apo një drekë me miq apo mysafirë nga jashtë. Ata i mbledh kryesisht në vilat qeveritare në Tiranë apo në rrethe. Këtë e ka pranuar edhe vetë Rama në një nga intervistat e fundit e fundit duke theksuar se nuk pëlqen që të shfaqet në ambiente publike për të darkuar.

Por këtë të enjte ai ka bërë një përjashtim. Lapsi.al ka fiksuar momentin kur Rama ka dalë nga një prej restoranteve të njohura pranë qendrës së Tiranës, vetëm pak metra larg kryeministrisë. Ai ka lënë restorantin rreth orës 23 ndërsa nuk dihet çfarë e ka shtyrë kreun e qeverisë të tradhtojë rutinën e tij. ©LAPSI.al 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *