• |
ide | kryesore

Arrestimi i deputetëve/ Mazhoranca pranon kërkesën e opozitës, e heq nga rendi i ditës

Lajme, Të fundit



Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka hequr nga rendi i ditës propozimet e PS-së për ndryshmet në rregulloren e Kuvendit në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e reformës në drejtësi.

Që në nisje të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi kundërshtoi këtë propozim të PS-së, ndërsa theksoi se kjo nismë e 12 janarit (projektligji) nuk mund të futet në kalendar, pasi rregullorja cakton se ajo mund të përfshihet pas 2 javësh. Halimi pyeti të gjithë deputetët e maxhorancës se ‘Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores?’, ndërsa sugjeroi që kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar.

“Nisma e 12 janarit s’mund të futet në kalendar. Rregullorja thotë se futet në kalendar pas 2 javësh. Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores? Kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar”, – tha Halimi.

Kaq mjaftoi që Këshilli i Mandateve të miratojë edhe kërkesën e opozitës, duke hequr kështu nga rendi i ditës kërkesën e PS. Kujtojmë se deputetët e PD dhe ata të LSI-së pak pas bërjes publike të rregullores së PS, ata e kanë kundërshtuar nismën që sipas tyre synon mbrojtjen e deputetëve nga arrestimi.
Por PS deklaron në qëndrimin e saj se propozimet janë bërë si detyrim ndaj Kushtetutës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *