• |
ide | kryesore

Bridgitte Bardot: Janë aktoret që i lëpihen producentëve, une nuk kam qënë asnjëherë e abuzuar

F1, Paparazzi



Pas Catherine Deneuve që tha se joshja nuk është një ngacmim ka ardhur edhe një reagim tjetër. Është aktorja  Brigitte Bardot që e ka quajtur fushatën kundër ngacmimeve  si “fushatë hipokritësh”  qesharake dhe pa interes.Në një intervistë për revistën Franceze B.B 83 vjeçarja ka folur troç duke thënë: “Ka shumë aktore që lëpihen si macet me producentët për të marrë një rol, për të publikuar një shkrim dhe në fund thonë që janë ngacmuar.  Këtu nuk po flas për gratë në përgjithësi por për ata aktore që hasen me burra që kanë në dorë jetën e tyre profesionale.”Sipas Bardott vala e akuzave në muajt e fundit është hipokrite dhe pa interes, dhe tha se këto gjueti shtrigash po kthehen kundër vetë grave dhe nuk po i ndihmojnë ato.Aktorja kujton përvojën e saj në botën e kinemasë duke u shprehur: “Unë në karrierën time nuk kam qënë kurrë e abuzuar apo keqtrajtuar siç thonë këta sot, por shpesh herë kam dëgjuar fjalë për bukurinë time, trupin tim, për të pasmet e mija të bukura por kjo kurrë nuk më ka mërzitur.



3 Comments

  1. Ari,pse ato qe jane ankuar,mbas shume viteve,me shume vonese,ti mendon,se jua kane” marre”,me zor,apo me force?Te rren mendja kapedan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *