• |
ide | kryesore

Fino: PD të mos ndërhyjë në garën për FSHF! (por harron se…)

Sport



Bashkim Fino nuk ka dilema se gara me Armando Dukën është politike dhe jo sportive. Këtë të premte ai ka bërë një koment në rrjetet sociale duke akuzuar Partinë Demokratike se se po bën presion mbi gjykatat për të regjistruar disa shoqata që sipas tij janë të paligjshme.

“Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit” – shkruan Fino.

Në këtë pikë ai duket se harron që vetë vjen nga një parti politike në pushtet dhe është ende deputet i saj. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Jane dy gjera te ndryshme.Si ka mundesi qe beni sikur nuk i kuptoni ju gazetaret.Beni ndonje verifikim se kjo do ishte profesionale.A po nderhyn vertete Lulzim Basha apo jo?.Kjo eshte detyra e gazetarit profesionist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *