• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama kundër atyre që nuk u pëlqeu si Babagjysh: Cinikë dhe histerikë!

Lajme, Të fundit



Mëngjesi i së premtes ka qenë ndryshe për Edi Ramën. Postimi i tij i tij i parë i ditës që nis me fjlaën “Mirëmëngjes!” nuk ishte edhe aq i qetë. Kreu i qeverisë ka postuar një video 4 minutëshe për “punën” e tij të bërë si Babagjysh. E ka fjalën për dhuratat që u bëri dy të ftuarve në emisionin “E diela shqiptare” të Ardit Gjebresë, Leos dhe Eriglisës.

“Mirëmëngjes me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.

Atij mesa duket nuk i kanë pëlqyer kritikat se përse një kryeministër nuk mund të sillet si babagjysh që shpërndan dhurata në Tv duke dashur të tregojë një anë tjetër të tij, por duhet të sillet si një kryeministër që bën reforma për të gjithë ata që janë në nevojë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *