• |
ide | kryesore

FOTO/ Të gjitha pornostaret e shtratit të Donald Trump

F1, Planet



Aktoret joshëse dhe Shtëpia e Bardhë kanë një tërheqje historike. Donald Trump nuk është Presidenti i parë amerikan i përfolur për lidhje me aktore të njohura apo të panjohura, por miliarderi është padyshim më i përfoluri për lidhjet e tij të vërtetaose jo me aktore të filmave pornografikë.

Skandali shpërtheu pak ditë më parë pasi aktorja e filmave me “pullë të kuqe”, Stormy Daniels rrëfeu se në 2011-ën kishte pasur një “natë të zjarrtë” me Donald Trump. Më vonë u raportua edhe se miliarderi kishte paguar pornostaren me 120 mijë dollarë për t’i blerë heshtjen. Stormy nuk ishte e para. Donald Trump ka pasur një sërë historish me një sërë modelesh të Playboy-t dhe pornostare.

Jessica Drake ka thënë se u ftua në dhomë nga Trump gjatë një turneu golfi në Nevada. Aktorja ka rrëfyer gjithashtu se nuk ishte në gjendje të shkonte e vetme me Donald Trump, ndaj “mori edhe dy femra të tjera me vete”.

Alana Evans, një striptiste e shndërruar në pornostare ka deklaruar se ajo është ftuar nga Donald Trump në një dhomë hoteli së bashki me Stormy Daniels.

Karen McDougal thuhet se mori 100 mijë dollarë nga “The National Enquirer” për të treguar një takim seksual me Donald Trump. Historia nuk u publikua asnjëherë, por rrëfimi për National Enquirer e ndalon aktoren që t’ja shesë dikujt tjetër këtë rrëfim.

Stormy Daniel thuhet se u takua me Trump fillimisht në vitin 2006. Vetë aktorja ka rrëfyer në 2011, se Trump e telefononte çdo 10 ditë për takim.

Në fillim të viteve ’90 Anna Nicole Smith shihej gjithmonë në krah të Trump. Dalja e saj në Playboy Mate vitin 1993 e bëri të famshme, por, famën më të madhe do ta merrte pas martesës me miliarderin 89-vjeçar, J Hoëard Marshall, i cili vdiq 14 muaj më vonë. Vetë Anna ndërroi jetë në 2007 nga një mbidozë kokaine.

Victoria Zdrok, aktorja me origjinë nga Ukraina, pretendon se është takuar disa herë me Donald Trump në fillim të viteve 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *