• |
ide | kryesore

Hetimi/ Përplasja për 20 mijë euro e mikut të Shullazit me biznesmenin

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja pas arrestimit të të riut Klajdi Gjeçi i akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në makinën e biznesmenit Ndue Rajta në afërsi të Liqenit të Thatë në dalje të Tiranës. Burime nga hetimi thanë se shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një konflikt mes Rajtës dhe të atit të Gjeçit, i cili ka në pronësi disa magazina. Sipas të njëjtave burime Rajta kishte punuar më herët në këto magazina ku ka pasur një konflikt për mungesën e një sasie mallrash me një vlerë të madhe monetare. 

Klajdi Gjeçi i ka kërkuar vazhdimisht Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje, por ai nuk ka pranuar. Gjeçi nuk ka dhënë asnjë dëshmi para uniformave blu dhe ka mohuar të jetë autor i vendosjes së eksplozivit në makinën e Rajtës. Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *