• |
ide | kryesore

Kapet shqiptari me 7 kg kokainë në Itali

Lajme, Të fundit



Mediat italiane e kanë konsideruar një nga operacionet më të suksesshme të në fushën e narkotikëve. Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi u kap me 7 kilogram kokainë në Modena. Operacioni u mbyll rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes, por detajet dolën një ditë më pas. Gjithçka nisi nga një kontroll në i policisë rrugore në autostradën Modena – Bologna.

Me anë të teknologjisë laser policia vuri re se kishte një mospërputhje të targës me strukturën e furgonit me të cilin po lëvizte shqiptari. Në momentin e ndalimit ai ka shprehur shenja nervozizmi ndërsa agjentët vunë re se tapiceria ishte më lartë në një pjesë të furgonit.

Aty ata kanë zbuluar një dysheme të dyfishte dhe drogën e fshehur. Vlera e drogës në treg e kalonte 1 milion euro. Shqiptari rezident në Trovizo luante rolin e një korrieri dhe nuk ka pranuar për momentin të zbulojë detaje nga bashkëpunëtorët e tij. Janë duke u verifikuar kontaktet e tij për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *