• |
ide | kryesore

Kotzias dhe Bushati sërish sot ballë për ballë në Korçë

Lajme, Të fundit

Do të ulen sërish përballë njëri tjetrit ditën e sotme shefat e diplomacisë së Shqipërisë e Greqisë. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i kthen vizitën e Kretës, Ditmir Bushatit për të vijuar procesin e negociatave mes tyre për çështjet e pazgjidhura. Dialogu pritet të zgjasë 2 ditë dhe takimi do të zhvillohet në qytetin e Korçës në një nga hotelet e këtij qyteti.

Dy ministritë nuk kanë bërë publike agjendën, por formati pritet të jetë i njëjtë. Ministrat do të jenë kokë më kokë, ndërsa grupet e punës ballë për ballë në të njëjtin ambient. Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu