• |
ide | kryesore

Lind teoria tjetër për vajzën e sapolindur të Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Kim dhe Kanye u bënë prindër për herë të tretë me anë të një nëne surrogate dhe emri i vogëlushes ende nuk është bërë publik.

Menjëherë pas lindjes së saj qindra fansa janë hedhur në Twitter për të komentuar ngjarjen ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre besojnë se nëna surrogate është Kylie Jenner. Fakti që 20-vjeçarja nuk është shfaqur në media dhe nuk e ka pranuar që është shtatzënë ka ngritur dyshime tek publiku.

Kohë më parë në një episod të “Keeping up with the Kardashians”, Kim është shprehur se nëse do të bëhej me fëmijë me anë të një nëne surrogate do të donte që mbartësja të ishte një nga motrat e saj. Mendoni se këto janë thjeshtë një rastësi apo janë një strategji e klanit Kardashian-Jenner për të qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes?!

Së fundmi, rrjeti është çmendur sërish me një tjetër teori konspirative që ende nuk është zbardhur. Ditën e kaluar Kim postoi në profilin e saj të Instagram-it një foto të firmës së famshme Louis Vuitton pa asnjë diçiturë sqaruese dhe mfjaftoi kjo që të shpërthenin komentet në rrjetet sociale.

Mendohet se ylli i “Keeping up with the Kardashians” i ka vendosur vogëlushes së saj emrin e markës së famshme. Nëse kjo teori është e vërtetë atëherë emrat e 3 fëmijëve të saj North, Saint dhe Louise përcaktojnë zonën veriore të një qyteti në Missouri i quajtur Saint Louis. Kjo zonë është një ndër vendet më misterioze në Shtetet e Bashkuara ku popullësia është shumë e vogël dhe niveli i krimit shumë i lartë.

Do të ishte vërtetë e çuditshme nëse kjo teori konspirative do të ishte e vërtetë dhe kërkimet për të sapo kanë filluar. Megjithatë pritet që Kim të zbulojë nëse vërtetë bebushja e saj do të këtë emrin e firmës së famshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *