• |
ide | kryesore

Naftëtarët në protestë, shitet rafineria e ARMO-s në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup operatorësh në tregun e karburanteve kanë blerë rafinerinë më të vogël të ARMO-s, atë të Fierit, e vetmja që mund të dalë me fitim për shkak se prodhon bitum, një material shumë i kërkuar në ndërtim. Por kjo shitje nuk ndryshon asgjë te borxhet që ARMO i ka shtetit.

Në kulmin e krizës që ka shkaktuar mbyllja e ARMO-s, një nga dy rafineritë e saj, ajo e Fierit është shitur në ankand përmbarimor për llogari të një banke private.

Sipas dokumenteve të ankandit, rafineria është blerë për 5 milionë dollarë nga kompania AL Global, ku bëjnë pjesë disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të karburantit në vend si Kastrati apo Europetrol.
Rafineria e Fierit është më e vogla nga dy rafineritë e ARMO-s. Rafineria e Fierit nuk prodhon karburant, por vetëm bitum, një material shumë i kërkuar në sektorin e ndërtimit. Blerësit e rinj i thanë Top Channel se brenda muajit tjetër Rafineria e Fierit do të vihet në punë me kapacitet të plotë, me fuqi maksimale punëtore për të prodhuar bitum, kryesisht për eksport.

Ndonëse është një pjesë e vogël e ARMO-s, rafineria e Fierit ishte lënë peng nga Rezart Taçi te një bankë private për 20 milionë euro. Prej 2 vjetësh banka e sekuestroi, në përpjekje për ta shitur.

Në fillim të vitit 2016 rafineria u nxorr disa herë në shitje për llogari të bankës, por nuk pati asnjë ofertë, edhe pse çmimi u ul nga 20 milionë euro në në 5 milionë euro. Pas dy dështimeve, banka pranoi që rafinerinë t’ia japë me qera kompanisë TPD Drilling, e lidhur me biznesmenin Besnik Sula, e cila e shfrytëzoi atë për disa muaj. Por në tetor të 2016-ës, i njëjti grup përmes kompanisë IRTC arriti të marrë në shfrytëzim rafinerinë e madhe të ARMO-s, atë të Ballshit, në një marrëveshje të bekuar edhe nga qeveria. Mirëpo në këtë moment rafineria e vogël e bitumit në Fier u mbyll.

Në llogaritë mes ARMO-s dhe shtetit shqiptar, shitja e rafinerisë së Fierit nuk ndryshon asgjë sepse ajo ishte pronë e bankës. Borxhet qindra milionë euro, që ARMO ka krijuar në shtet, që nga privatizimi i saj, i përkasin rafinerisë së Ballshit dhe i mbeten po kësaj rafinerie si edhe kompanive që e kanë shfrytëzuar, duke filluar nga Rezart Taci, më pas azerët e së fundmi Besnik Sulaj. Në 10 vitet e fundit, këto borxhe duke përfshirë edhe gjobat llogariten në rreth 300 milionë euro. Para që po të ishin mbledhur, do të ishin përkthyer në investime publike për të mirën e përgjithshme. /TCh/



3 Comments

  1. Te rezarti ju ka ngec sharra o shkullak se mos i permend emrin ketij katunarit te mallakastres qe e perdor rama si zar perse nuk investigoni cfare u be me keto dy rafineri qe i shfrytezoi besnik sula per plot 5 vjet ku shkuan qidra mijera tone nafte qe u perpunuan ne keto rafineri sepse uzinat kane punuar persw nuk jane paguar taksat rrogat detyrimet apo vetem po te jete rezarti keni qejf te beni gam gam fake so fake…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *