• |
ide | kryesore

Rama thumbon opozitën pas mesazhit të ambasadorit Lu

Lajme, Të fundit



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një tjetër mesazh “pro” Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
“Kushtetuta dhe ligji janë për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, – thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Kjo vinte si një përgjigje refuzuese pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga Partia Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut.

Pas deklaratës së SHBA reagoi jo pa eufori kryeministri Rama. “Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim” – shkruan Rama që nuk e kursen ironinë për opozitën. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Aslush nuk del dot mbi kushtetuten o debil piktor qofte ky dhe Lu. Pyete Lu keshtu veprohet dhe ne SHBA ku eksperte te vemdeve te tjera dalin mbi kushtetuten? po aty eshte rrumpalle hesapi ku del perdite ambsadori amerikan dhe flet per gjithshka a thu se nuk ekziston shteti

  2. Lu perfaqeson lobin soroist, antitramp ne uashington. Dihet deklarata e sponzorizuar e edi rames para zgjedhjeve amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *