• |
ide | kryesore

Rita Ora sjell këngën më të re për 2018-ën

Paparazzi, Slider



Rita Ora ka arritur shumë suksese gjatë vitit që lamë pas në karrierën e saj, ndërkohë që duket se këngëtarja bukuroshe e ka filluar me shumë energji vitin 2018. Pas publikimit të këngës “For You”, e cila ishte një bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, Rita tashmë ka publikuar këngën e saj të re “Proud”.
“Më në fund u publikua. Jam shumë krenare tju prezantoj me këngën time të re Proud”, bën të ditur Rita nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ashtu si kënga “For You” edhe kënga e re e këngëtares me origjinë shqiptare pritet të renditet në krye të top listave jo vetëm atyre në Britaninë e Madhe por gjithashtu edhe në top listat në të gjithë botën.Ndërkohë më herët gjatë kësaj jave Rita ka bërë të ditur se së shpejti mund ta shohim si aktoren kryesore në një seri të re të filmit “Fifty Shades of Grey”. Tashmë nuk mbetet asgjë tjetër vetëm të ndjekim me krenari arritjen e sukseseve të tjera të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *