• |
ide | kryesore

Spekulimet/ Kush e vrau Oliver Ivanoviç?

F1, Planet



Pas atentatit kundër politikanit të njohur serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç spekulohet mjaft për autorët. Vetë politikani ka folur disa herë për kërcënimet e ekstremistëve serbë. Vrasja u krye në moment delikat.

Veriu i Kosovës është i ndarë nga pjesa tjetër e vendit edhe përmes lumit Ibër. Rajoni i mjaftpërmendur për shkak se as Prishtina dhe as ndërkombëtarët nuk kanë kontroll të vërtetë në rajon. Fjalën e kanë aty njerëz në prapaskenë të Beogradit dhe kriminaliteti i organizuar. Një sipërfaqe prej 1.300 kilometra kuadrat, ku gjithsecili njeh tjetrin.

Dhe të gjithë e njihnin Oliver Ivanoviçin. Të martën në mëngjes një nga politikanët më të njohur serbë u vra para qendrës së partisë, Liri, Demokraci, Drejtësi. Mënyra e vrasjes të kujton metodat mafioze. Gjashtë plumba në gjoks, u qëllua me sa duket me silenciator. Më vonë një Opel Astra u gjend i djegur një kilometër larg vendit të ngjarjes.

Politikan me shumë armiq

Të duket si një nga ato ekzekutime që nuk zbardhen dot kurrë. Aq më shumë lulëzojnë tani spekulimet. Ivanoviç kishte sigurisht shumë armiq. “Kam frikë, se kjo gjendje e paqëndrueshme do të bëj që të bëhen viktimë të pafajshmit. Dhe thënë hapur, kam frikë për sigurinë time”, tha ai të premten e shkuar. Në korrik të vitit të kaluar makinës së tij iu vu zjarri. “Mesazhin e kam kuptuar, mos kandido në zgjedhjet lokale në tetor”, tha ai në intervistë me DW. Duket sikur dhuna kunër serbëve në veri nuk vjen nga shqiptarët, por nga “ekstremistët serbë”.

Momçilo Trajkoviç”, një tjetër politikan serb nga Mitrovica e quan vrasjen e Ivanoviçit “një tragjedi. Ivanoviç ishte një njeri i kompromisit.” Trajkoviç nuk thotë gjë për autorët, por se autorëve të krimit u ka ikur arsyeja.

Fajësime të dyanshme

Mentaliteti politik i serbëve të Kosovës si “opozitarë politikë” duket në realitet si një fjali me nënkuptim. Partia “Lista Serbe” është një degë e partisë së Progresit nga Serbia dhe komandohet nga Beogradi. Aleksander Vuçiç hapur e mbështeti Listën Serbe, ndërkohë që njerëzit e tij dhe televizione të afërta me qeverinë, çdo lloj opozite serbe në Kosovë, sidomos Ivanoviçin, e cilësonin si tradhtar dhe mik të shqiptarëve. Shumë nga bashkëluftëtarët e tij u tërhoqën nga zgjedhjet për shkak të presionit. Ivanoviç doli në zgjedhje, por humbi dukshëm.

Politikani opozitar serb, Dordje Vukadinoviç shprehet se “nuk e di kush e ka vrarë Oliverin, por ne të gjithë e dimë, se kush e ka bërë atë tabelë qitjeje.” Edhe politikanë të tjerë opozitarë nga Serbia janë shprehur në të njëjtin ton. Tenori i përbashkët -regjimi i Vuçiçit që vendos çdo gjë për serbët në Kosovë dhe me deklaratat që bën i le kundërshtarët politikë të pambrojtur nga dhuna.

Vetë Vuçiç e cilësoi likuidimin e tij si “akt terrorist” dhe paralajmëroi Prishtinën dhe ndërkombëtarët që vrasjen ta shohin si rast që të hyjnë me trupa në veriun e Kosovës. Edhe shumë media nga Kosova të lenë të kuptosh, se me gjasë Ivanoviç është viktimë e përçarjeve brenda serbe. Politikani i njohur Azem Vllasi fajësoi “ekstremistët serbë dhe rusë që lëvizin të lirë në veri”. Beogradi do të përpiqet t’ua hedhë fajin shqiptarëve “për të paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare se serbët rrezikohen nga shqiptarët”, por prova ai nuk sjell.

Atentati u zhvillua në një moment delikat. Pas një viti heshtjeje për dialogun mes Prishtinës e Beogradfit, sërish ndërmjetësuesit u takuan në Prishtinë. Pala serbe i ndërpreu bisedimet pas vrasjes./Marrë nga DW



2 Comments

  1. cdo shqiptari i vjen keq ,per vrasjen e oliver ivanovic ne shtepin tone trojet shqiptare ,po ashtu vendvarrimi ,i perket vendlindjes se tije ,sipas te drejtes dhe hakut qe i takon lindi ne kosove vdiq ne kosove ,si qytetare i kosoves ,por ati destinacionin ja ndryshoj politika qellimet hegjemonia u varros ne beograd ,kjo tashme eshte pjese qe i bashkangjitet planeve te beogradit ne kombinim me etiken e shprehjes dhe veprimeve ne terren ,pacmangeshem gjitha bashke per kedo plotesojne kuptimin e qellimit perse ,ivanovic u vra ne territorin e kosoves ne nje vend te formuar me shumic serbe grupe paramilitare me hegjemoni te plotesuar ,por shpresoj tek i malli zot qe e verteta do zbardhet dhe drejtesia te vihet ne vend padrejtesia dhe hegjemonia te zhduket nga mezi yne

  2. te kuptojme thelbesoren eshte domosdoshme te kuptojme rruget e zgjilljeve dhe perparimit permes te drejtes hakut thotë:

    tani qe ,varrimi ju be ne serbi ,eshte e drejte dhe vertet qe ishte serb dhe merituar te varrosej ne serbi brenda trojeve etnike serbe por e pamerituar e patolerueshme dhe sdo lejohet qe ne kosove ti behen lapidare nderime sepse ne kosove ishte si nje xheneral i nje armate militantesh te nje ushtrie pushtuese ,barbare serbe te nje barbarie dhe politikave te panderprera prej nje shekulli ndaj kombit shqiptare ,ketu perfundon dhe periulla e miteve serbe ne trojet shqiptare serbet e vrane serbet ta nderojne ne serbi po te duan aty ku ka koken ti vene dhe kembet lapidarin nderimet ,atje te vrasin dhe atje ti qajne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *