• |
ide | kryesore

The Guardian: Ngacmime seksuale dhe përdhunime në OKB

Planet, Të fundit



“The Guardian” publikoi një artikull ku theksohej se në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka lulëzuar fenomeni i ngacmimeve seksuale, por paralelisht me të ka ekzistuar edhe fenomeni i heshtjes për këto ngacmime.

Nga punonjësit e intervistuar, 15 thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale ose sulme gjatë pesë viteve të fundit. Veprat e pretenduara shkonin nga ngacmimi verbal në përdhunim.

Sipas artikullit, viktimat ishin të rrethuara nga një sistem ku askush nuk dëgjonte.

Gratë që folën për “The Guardian” treguan se nuk ngrinin dot zërin për shqetësimet e tyre, pasi kërcënoheshin me largim nga puna.

Një nga gratë, e cila pohon se është përdhunuar nga një anëtar i lartë i stafit të OKB-së tha: “Nuk ka mundësi të tjera për të marrë drejtësi, kam humbur edhe punën time”.

Ajo tha se përkundër dëshmive mjekësore dhe të dëshmitarëve, një hetim i brendshëm nga OKB-ja gjeti prova të pamjaftueshme për të mbështetur pretendimet e saj. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *