• |
ide | kryesore

Vrasja e Ivanoviçit, të hënën del raporti i kamerave të sigurisë

Lajme, Të fundit



Të hënën pritet të publikohen rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë në vendin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën Veriore. Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi kryeprokurori për rajonin e Mitrovicës, Shyqeri Syla, i cili tha se të hënën pritet një raport i gjerë për rastin.

“Jemi duke punuar intensivisht në hetimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Të hënën presim rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë, ekzaminimit të veturës dhe raportin e mjekësisë ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitarë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Syla.

Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës me disa plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.



1 Comment

  1. shpresojme , qe te zbardhen vrasesit , por dhe nese jo te pakten mbi 75 perqin shenjat faktet qe vrasesit jan serb jo shqiptare ,mbasi ne zhvillimet gjat historise njerzore ,ka vrasje qe nuk jane zbuluar me vite te tera ,e dhem 75 perqin serbe mbasi mbi 1 milion perqin kemi nje barbari serbe ndaj kombit shqiptare ne 1 shekull ,me fakte qe i din te gjith ,kjo ngjarje nuk ndikon ne jeten e perditeshme ne mes komuniteteve ne kosove edhe pse shteti serb perpiqet ta orientojne politikish ,per te futur trazira ,te cilat eklipsojne ate qe se presin as serbet dhe as ruset te ndollin ,,por kjo do te deshtojne se komuniteti serb ne kosove nuk eshte politik por njerzore dhe nuk kan interesa interesi tyre eshte jeta normale paqa qetesia ,jo te behen kurban per politiken e nje hirarkie politike ,per pushtet dhe para me te vertet politika levizen shpejt nga mengjezi deri me darke fjal jane dhe levizin sipas interesit por kjo nuk eshte ne balance me levizjet dhe shvillimet e jetes dhe sgjilljes problematikave njerzore ,,nuk levizin gjerat sipas iteresit te njerit apo tjetrit me buton vra nje njeri ne mengjes dhe intrigo popullin ne darke duke e irrituar per veprime te padrejta kunder interesit te ture mallore ,jetes lumturis paqes ,njerzit nuk jane kukulla dhe nuk dine te logjikojne ,te pakten per veten e tyre ,kurrsesi ,politikanet nuk mund te orientojne jeten e tjetrit sipas interesit tyre sepse sfidohen shpejt per shkak se nuk permbushen interesi per gjith vetem i nje pakice simbolike kurse tjeret shkatrrohen keshtu qe vet serbet e kosoves do ti behen sfide vucicit ,sepse keto gjenerata ne kosove kan kaluar ne mirnjohje respekt mirkuptim bashkpunim duke lene pas interesat e vucicit disa hapa pas vucici po ta kuptojne mire nuk mund te mesoje sic duhet femijet e tije se se degjojne mire jo me nje shumic njerezish ,ky njeri eshte nje hap perpara se komuniteti serb ne kosove tia beje, ta ,,,tau ,,,,,,/ajo qe u mbetet shqiptareve eshte urtesia sinqeriteti uniteti vlerat njohja dinamikave te zhvillimit dhe qendrimi pa levizur ne qendren e boshtit te suksesit ,drejtesise hakut mbasi rreth tije sillen te gjith edhe kur ka nga ato qe gabojne me te kuptuar gabimin nga logjika apo nga vuajtja cmimit te veprimit te padrejte perseri kthehen drejte ne qender tek e drejta haku se binden pacmangeshem se vetem aty eshte burimi cdo mirsie zgjilljeve suksesit shpetimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *