• |
ide | kryesore

Ed Sheeran zbulon vajzën që i dedikon “Perfect” (Foto)

F1, Paparazzi



Ed Sheeran sapo ka shpallur fejesën me të dashurën e tij, Cherry Seaborn. Në një postim, këngëtari ka zbuluar që ai është fejuar me Seaborn “pak para vitit të ri”, duke zbuluar që çifti është “shumë i lumtur dhe i dashuruar”.

Sipas BBC, Sheeran është njohur me Seaborn që kur ata ishin ende “në shkollë edhe pse janë bashkë vetëm që nga viti 2015”. Seaborn është një lojtare profesioniste hockey.

Në postimin e tij të ëmbël, Sheeran shkruante që edhe macet e tyre ishin të kënaqura.

Në mars, Sheeran ka thënë për një revistë që kënga e tij “Perfect” ishte frymëzuar nga Seaborn. “Vargu ‘Këmbëzbathur mbi bar, duke dëgjuar këngën tonë të preferuar’ është për një rast kur ne ishim në Ibiza duke dëgjuar Future’s March Madness duke ecur pa këpucë në lëndinë, të zhytur në një gjendje mendore, që ishte një kohë goxha e bukur”…

Jam mirë! E ka fajin shiu që po bie sot!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *