• |
ide | kryesore

Flet Ditmir Bushati: Çfarë ka ndodhur në negociatat 48-orëshe me Kotzias

Lajme, Të fundit



Pas 48-orësh negociata në një hotel privat të Korçës me homologun e tij grek Nikos Kotzias, ka ardhur reagimi i parë për mediat i ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Në mbrëmjen e së shtunës, Bushati tha se bisedimet ishin në nivel të kënaqshëm dhe se priteshin rezultate konkrete.

“Dua t’ju përgëzoj për durimin që keni treguar. Së pari dua t’ju them se këto nuk janë bisedime të lehta pasi problematika është e gjerë dhe shtrirë në kohë pasi bëhet për 70 vjet histori. Edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm.

Nesër gjithashtu do të bëjmë një takim të rëndësishëm për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekret se temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shkëmbimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj që do të ecim drejt një zgjidhje konkrete” – tha ministri i jashtëm Bushati në një prononcim të shkurtër për gazetarët. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. nese thuet se ishin bisedime te kenaqeshme ,sipas platformes politike ,kjo eshte kenaqe me ndarje interesash ,ku aty ku kan interrese grekerit marrin dhe aty ku eshte e shprehurdomosdoshmeri per ne qe tashme ato e kan shfrytezuar lene premtime per ta llene ne shkallen e pare te mendimit kurse ato kerkojne shkallen e pare te veprimit te interesit tyre qe eshte paresore ku fitohet paraja nafta deti keto jane kenaqete ku ,palet bejne pazare interesi ,drejtesia haku nuk pranohet jepet por behet objekt pazaresh duke mbetur ne zhvillim padrejtesia , dhe kostot per kombin shqiptare ne periulla afatshkurter dhe afatgjate ,ket analize kam ,mbi bazen e zhvillimeve ,te fshehta nga transparenca ,me popullin qe fjal per fjale ,te degjohet per cfar u kenaqen dhe cfar biseduan kush perfiton dhe kush humbe a u tha everteta ne vleren e vet dhe a u pranua kthimi i te drejtave shqiptare ne vleren e vet qe mbahen peng per 1 shekull sepse skan te drejte te nxitet marrveshje per te perfituar ,hapsir detare e pikerisht ku eshte zone me pasuri te bolleshme komnbetare ,por marrveshje per te shkatrruarr marrveshjet korruptive dhe per tu kthyer te drejten e administrimit shqiptareve ,te territorit paracoptimit shqiptare ku kufiri detore shtyhet qindra milje ne thellesi te territorit grek ,kjo eshte esenca ,por pacmangeshem shum shpejt botes po i serviret kuptimi qe e verteta drejta eshte e lillur me ekzistencen e jetes ne toke ,duke bere te mundur pranimin e saje si domosdoshmeri dhe rrezimin e gjitha marrveshjeve korruptive duke u mundesuar sejcilit te drejten e vet sepse e drejta e sejcilit vec e vec eshte e paracaktuar nga zoti ,eshte e shejte pranuar respektuar dhe mbrojtur nderkombetarisht ,pavarsisht se disa ecin me dy standarte ,paralele ne nuk duhet te pranojme padrejtesin ndaj nesh ,,dyert e mbyllura per popullin ,pacmangeshem ,kjo varet ne koh dhe zgjim por pacmangeshem ua mbyllin ,dyret politikaneve sepse ky eshte reciprocitet ,ne cmimin e padrejtesise ,qe pacmangeshem ndolle duke rrenuar padrejtesine te padrejtit ne themel sepse me padrejtesi kurr nuk ka triumfuar askush ,se po te kishte triumfuar jeta do ishte zhdukur shum kohe me pare dhe ne nuk do kishim ekzistuar tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *