• |
ide | kryesore

Ku gaboi Blushi me dorëheqjen

1, Ide

Dorëheqja e Ben Blushit nga kryesimi i LIBRA-s është pa dyshim një lajm i keq. Një trishtim, pezëm dhe demoralizim për ata që kanë besuar apo vazhdojnë të kenë gjithnjë e më pak shpresë, se në këtë vend mund të lindë diçka e re, përtej profilit të grabitësit qesharak të Edi Ramës dhe atij të hajdutit harbut të Sali Berishës.

Largimi plot nerv i Blushit, që është vijim i asaj që ndodhi në zgjedhjet e shkuara, na tregon edhe njëherë se ne shkojmë në votime për të mos ndryshuar asgjë. Se ne e kemi të vështirë të rrëzojmë nga pushteti, ata që na vjedhin me koncesionet, me lojërat e fatit, me grataçielat e dhuruara dhe taksat e zvogëluara për oligarkët.

Se ne vazhdojmë të mbyllim sytë përpara politikanëve që kanabizuan vendin dhe që na gënjyen me shëndetësinë falas.

Largimi i tij tregon gjithashtu se edhe kur duam të ndryshojmë, nuk shkojmë dot përtej krahasimit mes këtyre të mësipërmve me ata të tjerët që bënë Gërdecin, 21 janarin, vjedhjen e votave të Tiranës.

Pra se shkurt, ne zgjedhim për të mos zgjedhur pasi, në fund të fundit, investohemi të përjetësojmë të njëjtin model.

Fillimisht disidenca e Ben Blushit në PS, angazhimi i tij për t’i “folur shoferit”, ngritja e zërit për zbatimin e rregullave, lufta për të pasur minimalisht garë dhe demokraci të brendshme dhe më pas tregimi me gisht i humnerës ku po gremisej Rilindja, ngjallën shpresën e thyerjes së kësaj tradite.

Kjo shpresë u bë më e madhe kur zëri i një njeriu të vetëm u shndërrua në një institucion, që i mbushur me djem e vajza të reja, krejtësisht të pabaltosur nga politika e deri tanishme, synoi të krijonte një lëvizje kundër monopolit të dy të mëdhenjve.

Kështu lindi aventura eksituese e Libra-s, me emër po aq simpatik sa edhe idetë, që nuk pranoi të futet në asnjë koalicion, që nuk u financua nga asnjëri prej oligarkëve të mëdhenj, që nuk shfaqi dot një spot në ekranet kombëtare, që nuk përdori asnjë të fortë për të vjedhur vota, që nuk pati asnjë komisioner për t’i ruajtur ato.  

Në fund, megjithëse nuk hyri në parlament, ajo mblodhi plot 20 mijë vota, aq sa nuk arritën t’i bëjnë kurrë të gjithë partitë e reja, që nga 99-shat e Erion Velisë e deri tek presidencialët e Bamir Topit.

Për disa kjo flurudhë disa mujore është një histori e vërtetë suksesi. Në aq pak kohë ajo arriti të bëhet partia e pestë e vendit. Ajo tregoi gjithashtu se në Shqipëri, po rritet me shpejtësi një masë kritike qytetarësh që janë të gatshëm ta tejkalojnë polaritetin e dy gërmadhave në degradim e sipër.

Por, si në historinë e gotës që dikush e sheh gjysmë bosh, aventura e LIBRA-s, mund të konsiderohet gjithashtu një dështim. Fakti që ajo nuk arriti të përfaqësohet në kuvend, fakti që 20 mijë votuesit e saj janë, qoftë shumë më pak se ata të PD e PS-së, qoftë shumë më pak edhe sesa abstenuesit, fakti se vendet e aspiruara në parlament i zunë sërish, ose të fortë, ose anonimë, përbën padyshim një zhgënjim.

Mes të zhgënjyerve të kësaj aventure u radhit sot edhe nismëtari i saj, Ben Blushi, duke shpallur njëkohësisht edhe dorëheqjen edhe largimin nga politika.

Si dikush që në 25 qershor u ktheva gati pas një dekade e gjysmë në kutinë e votimit, për të përkrahur me votë këtë nisëm te re edhe unë ashtu sikurse Blushi nuk ndihem mirë që në këtë parlament, në vend të cilitdo prej rishtarëve të LIBRA-s, arritën të hyjnë sërish kriminelë, dordolecë të përzgjedhur nga kryetarët dhe njerëz shpeshherë anonimë e pa asnjë kontribut në debatin publik.

Por, ndryshe nga Blushi, unë bëj pjesë tek ata që nuk i kërkojnë rrënjët e këtij dështimi në popull. Jo, unë nuk besoj se ne kemi të tërë vesin e rendjes pas më të fortit, nënçmimin ndaj të ardhmes, përbuzjen ndaj të resë dhe zhvlerësimin ndaj të drejtës që mbetet gjithnjë më e dobët.

Analiza e mos triumfit të një modeli të ri është më e thellë dhe më komplekse. Ai nuk duhet kërkuar thjeshtë tek votuesit. Por tek ata “trupa të ndërmjetëm” që janë vendosur si një tavan i xhamtë mes një klase politike të korruptuar dhe një elektorati të çoroditur.

“Faji” se përse Libra (ose edhe të ngjashme me të) nuk hyri në parlament, nuk duhet kërkuar tek njerëzit. Por tek një kastë e përbërë nga mediat e regjimit që duan dëshpërimisht status quo-në, nga biznesmenë të mëdhenj një ndihen më rehat me politikanët që tashmë i kanë korruptuar, me shoqërinë civile që është kapur dhe atrofizuar, me individët me impakt publik që janë zhveshur tashmë nga çdo aspiratë.

Është pikërisht cinizmi, mospërfillja ose pasiviteti i kësaj elite që e pengon një demokraci të funksionojë realisht. Dhe në një demokraci që nuk funksionon, zgjedhjet janë thjesht një farsë.

Pikërisht kjo kastë u vendos si një digë mes LIBRA-s dhe elektoratit.

Asnjë nga mediat e mëdha, megjithëse i dhanë kohë Blushit, nuk e mbështeti frymën apo idetë e kësaj partie. Asnjë nga biznesmenët e mëdhenj, megjithëse mund të shtireshin miqësorë, nuk e financoi atë. Pothuajse asnjë aktivist i shoqërisë apo gazetar me emër nuk ngriti zërin, kur pushteti përdori kriminelë të sapo dalë nga burgu për të njollosur imazhin e kreut të LIBRA-s.

Është pra kjo shtresë e vogël në numër, por dominante në shoqëri, që ishte kundër saj.

Prandaj, unë, ndryshe nga Blushi, mendoj se ne nuk kemi një popull për të ndryshuar, por një kastë për të rrëzuar.

Prandaj unë mendoj se Libra dhe librat që mund të pasojnë nuk janë të dënuara të dështojnë. 20 mijë votat e mbledhura në 7 muaj janë prova më e qartë se nuk jemi larg krijimit të një mase kritike e cila do ta demaskojmë gjithnjë e më shumë këtë elitë që i pengon shqiptarët të votojnë lirisht. Ata janë aty. Duhen kërkuar vetëm rrugët për t’i bërë bashkë.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Ben Blushi gaboi atehere kur i la ne balte shoket e tij te “Mendimit ndryshe” Islami, Malaj, Bello e Harasani (si duket, e genjyen se do ta vinin ne vend te Rames ne se do priste dhe pak…).
    Atehere “Mendimi ndryshe” me 5 deputete ishte shume me i forte se ajo LIBRA qe me vonese u kujtua te krijoje Blushi.
    Ben Blushi eshte nje qytetar, si i tille nuk mund te pranohej nga Rilindja e Rames qe eshte per katunaret e tipit Balla-Manja. Ata jane sot te preferuarit e Rames, pikerisht se jane katunare dhe se jane pa nivel. Te tille i duhen Rames, jo Blushi qe i bente hije atij si nga intelekti, si nga qytetaria e sidomos nga librat e tij krejt te ndryshem nga pacavurja Kurbani i Ram gernetes.

  2. O bushat ti të acaron gjithmonë kur përmend Berishën. Sipas teje Berisha hajdut harbut, ndërsa Rama grabitës qesharak. Kjo nuk është gafë, nuk ështëpakujdesi nga shpejtësia, kjo është bindja jote e mjerë komuniste që nuk të lejon të shikosh harbutin e vërtetë. Nqs paragrafin eparë do ta kishe shkruar në fund do ta kisha lexuar shkrimin, por ti ja ke futur një poshtërsie të madhe që në fjalët e para e kështu nuk ke dëshirë të lexosh më tutje
    Rama ka bërë aq poshtërsi në vetëm 4 vjet, saqë Berisha sikur të kishte qenë KM gjithë jetën e vet nuk do të kishte arritur të bëjë kaq poshtërsi sa rama e rilindasit.

  3. Blushi ishte i vetehequr qe shume kohe para,me kulture te plote,egoist dhe karierist por pa shoke.Ate qe Blushi e kerkoi tek PS per statusin e partise e mohoi tek Libra.Blushi priste ndonje post nga shoku i tij Rama,por kur e pa vehten midis atyre gomereve iu ndez gjaku i egoizmit.Blushi nuk eshte i zoti te mbledhe elektorat nga fshati dhe nga qyteti,AI i do te gatshem ne salle dhe tiu flase per dokrra.Asnje gje te re nuk shoh tek Blushi ne politike pervec krijimtarise letrare.Kane vdekur ato kohe kur te tjeret benin mbledhjen e lektoratit dhe dikush te haje.Teoria vlen te pakten sa praktika ose nuk vlen fare.

  4. Andi, sa shume qe lodhesh per ta thene dicka thjeshte more burre ?!?! Po ben muuu qe edhe Blushi eshte pjese e asaj kaste te kalbur, qe duhet rrezuar. Pelivanlleqet per ta nxjerre engjell, nuk mbulohen nga sterhollimet filozofike. Ha debat nqs Blushi eshte djall me brire apo thjesht nje djalluc I vockel, po te na e shesesh per qelibar, kjo eshte fyerje ndaj inteligjences. Do ishte me e ndershme te intervistoje Hafizin e perjashtuar.

  5. Na duhen njerez idealist e atdhetar qe te kene guximin, durimin, besimin e vendosmerine per te rrezuar te keqen e per te lindur shpresen ne kete popull. Blushi nuk i kishte keto vlera. Revolucionin e bejne idealistet!

  6. Per sa kohe shkojne e ja marrin ne goje gaz demit dhe dashnoret e tij i kane gra bracja tahiri blushi klosi ect rob te tredhur qe nuk kontrollojne dot familjet e tyre do bejne shqiprine keta dordolece…..

  7. Shume bukur e ke thene “dhe vjen nje dite”! Kjo eshte race e poshter komunistesh qe na u kthyen analista! Tosi,Bushati,Blushi , Zheji ka dhe skutha te tjere po perpiqen te na spiegojne situaten ne Shqiperi, duke qene vete pjese e poshtersise te politikes se “djathte” te Sales- Floririt! Keta te majte duan te na japin mesime duke u shitur si te djathte! Te djathte nuk te ben goja apo ajo cfare thua! Veprimet jane ato qe tregojne njeriun! Fjalet i merr era! Por te vjen keq qe keta njerez te zakonshem arrijne te mohojne veten e tyre per egon e tyre te semure, kuptohet edhe per para! Por jane para te pista,para gjaku,para Gerdeci etj.

  8. Bushati gabon kur thote qe Blushi nukpati mbeshtetje mediatike.Nese ka nje politikan qe ka patur mbeshtetjen me te madhe mediatike FALAS,krejt FALAS,ky eshte Ben Blushi.
    Cdo deklarate,prononcim,reagim,status ne fb,interviste etj qe ben Ben Blushi,jepet ne kohe reale pothuaj nga te gjitha mediat.
    Gazetaret,opinionistet,analistet me te njohur ne vend,u bejne jehone atyre.Jane bere edhe emisione pafund vetem per nje deklarate te Ben Blushit,nga mediat me te medha,ne programet me te shikuara politike,si ne TopChannel,si ne Klan,ne Vizion+ etj etj.
    Nese ka nje parti politike,qe i eshte bere publicitet FALAS,krejt FALAS,kjo eshte partia Libra e Ben Blushit.
    Arsyeja,se pse Blushi dhe partia e tij,kane patur kete mbulim te jashtezakonshem mediatik,nuk ka te beje aspak me ndonje fisnikeri idesh,nga te dyja palet,por me nje banalitet thjesht shqiptar: QOKA.
    Ben Blushi eshte pjese e atij rrethi gazetaresh,qe ben gazetarine sot ne Shqiperi;e kam fjalen per gazetaret me te njohur te emisioneve politike,dhe jo vetem.
    Ne kohen e reagimeve te Blushit,ky,pothuaj,rivalizonte per mbulim mediatik,edhe Edi Ramen vete,megjithese ky i fundit kontrollon mediat dhe pronaret e tyre.
    E kjo fale shokeve dhe miqve te Blushit,si Bushati,Fevziu etj.
    Ne kete aspekt ,blushi eshte rast unikal,ku edhe pse pa ate mbeshtetje qe thote Bushati,e me te cilen dinakerisht kerkon te na idealizoje figuren e shokut te tij,qe te kete nje mbulim kaq te madh mediatik.
    Nje gje tjeter qe duhet nenvizuar,e te cilen Bushati e kalon me skutheri ne heshtje,eshte perjashtimi i Mimoza Hafizit.
    Ta themi shkurt e shkoqur: Mimiza Hafizi,nje zonje e nderuar,e respektuar nga te gjithe dhe qe u “njollos” vetem se fundmi nga “parimori” Ben Blushi, duke qene shkodrane,nga Veriu pra, ishte e pritshme qe ne fillim qe nuk dot a kishte jeten e gjate ne kryesine e Partise duke rivalizuar korcarin Blushi.
    Partite e majta ne Shqiperi,sidomos ne Shqiperi,ne nenvetedijen e themeluesve te tyre dhe atyre qe i mbeshtesin,shihen si parti eksluzivisht te nje krahine.Te asaj te Jugut.Sidomos se i perket drejtimit.Eshte e pamendueshme per psiken e ketij soji,qe nje nga VEriu te drejtoje nje parti te majte,sido qe ta kete emrin ajo.
    Perjashtimi harbut,qe i beri kryesia krahinore e LIBRA-s,zonjes se nderuar Mimoza Hafizi,pervec se shprehje e kulisave brenda kesaj partize,ishte edhe nje demostrimi i nje mllefi krahinor,per “maloken” qe u be sebep qe te jepte doreheqjen kryetari i tyre nga Jugu…!!!
    Dhe na flisni pastaj per parime e vlera!
    Ik more!

  9. Do të ishte më mirë o Bushati, që të dilnje me analizën tjetër :
    Ku gabova unë në mbivlerësimin e Blushit.
    Kësaj analize të re, ti paraprije edhe me një ndjesë publike ku të kërkoje falje për krimet e gjyshërve të tu gjatë diktaturës enveriste.
    Nëse do ta kishe bërë këtë, lexuesit do të të lexonin me respekt si një analist të pa anshëm politik e do të besonin se ti vërtetë më shumë të dhemb për popullin sesa për socializmin.

  10. Funksjonon demokracia ne Amerike Bushat? Te ishte per demokracine Amerika vete do te kishte mare fund me kohe e me vakt po most te ishte per institucjonet konstitucjonale republikane. Persa i perket elektoratit dhe votes demokracia funksjonon aq sa eshte dhe kapaciteti shoqeror, por dhe ky kapacitet mund te dilutohet ose holluar duke e kthyer voten nga priviligj ne te drejte per cfare do idiot e adoleshent qe konsiderohet i pa denje te pij alkol por cuditrisht i afte te zgjedh president te vendit. Zgjedhjet ne demokraci jane cdo here farse qofshin dhe te “ndershme” pra te pa blera. Cfare ndryshimi ka mes nje koke loqeje qe voton trumpin se i premton do ta mbaj ne pune ne minjeri qymyri ate dhe femijte e tij, apo voton se eshte militant, me nje qe voton duke e shitur voten per 20,000 mije leke apo per vend pune? Asnje ndryshim, te dy zgjedhin idiotin genjeshtarin ne krye. Blushi ka plotesisht te drejte, ne politike nuk mund te ekzistosh pa u perlyer ne llum ne cdo vend te botes jo vetem ne Shqiperi. Eshte rreth vicioz Bushat, elita udheheqese ushqehet me pasivitetin shoqeror, dhe shoqeria nenshtrohet me zullumin e elites, dhe te dyja ushqejne njera tjetren.

  11. Blushi duhet ta kishte kuptuar se pushteti nuk fitohet me fjale, sa do te bukura te jene, por me tipa te forte e alabake qe mbledhin vota. Blushi si bythpambuk tirane s’ka se si ta kuptoje kete.

  12. Libra ishte nje koncept i bukur per Shqiperine. Perfaqesonte idene e rrezimit te te vjetres. Sepse jam i bindur qe edhe militantet me fanatike te tradicionaleve PS-PD-LSI i dine mire demet qe sjellin partite qe ata perkrahin. Por justifikohen me “te keqen me te vogel”.

    Ceshtja eshte qe koncepti eshte fillimi i punes. Me pas duhet fokus, kembengulje dhe pune, shume pune. Blushi eshte shembulli me i mire i personit te gabuar, qe perfaqesonte konceptin e drejte. Dhe kete e verteton edhe teksti i doreheqjes: Nuk fituam gje, keta Shqiptaret budallenj mbeten, prandaj po iki se nuk j’a vlen koha e shpenzuar.
    Po ndaj atyre 20,000 personave qe te votuan, nuk ke ndonje pergjegjesi? Ne rastin me te mire je nje kokerr dembeli, ne rastin me te keq je si ajo kaste e vjeter qe do te rrezosh. Lengezohesh per nje cope karrige.

    Shqiperia ka shume nevoje per nje Vetevendosje. Por kete nuk e ben dot as Blushi, as Hafizi, as Topi dhe as Spahiu. Per arsyen e vetme se jane e njejta kaste, diku me shume, e diku me pak. Prandaj edhe kam qene perhere dyshues ndaj Libra-s. Jo per idete qe sollen, por per personat qe i perfaqesonin. Se qe te implementosh idete e reja duhet te kesh edhe njerezit e duhur.

    Lamtumire Libra, nje enderr e bukur, e sjelle nga personat e gabuar, qe iku aq shpejt sa erdhi. Ndoshta me mire qe ndodhi keshtu, i duhet lene vendi nje partie me koncepte te drejta, e perfaqesuar nga njerezit e duhur. Dhe qe e dine se Shqiperia nuk ndryshohet ne nje dite, por me shume kembengulje, sakrifice, pune e vite.

  13. Blushi deshtoi sepse ne jemi nje shoqeri e mbrapshte Andi .. Jo rastesisht ne jemi popull i varfer dhe i prapambetur, kshu kemi qene gjithmone. Politika-Drejtesia-Mjeksia-Skamja jane pasqyra jone

  14. Blushi eshte intresaxhi politike,po nuk pati fitim nuk i hyn,por deshtoi..ama hesapet i ben me dy penxhere.Ky egoist i pashoq me siguri qe ka gjetur ndonje grazhd tjeter dhe prandaj ka ikur.Po nuk pati interes ky veteran i pushtetit nuk leviz kollaj.Blushi e di qe shteti milet si lope dhe me siguri me ndonje shkrim tjeter ne te ardhmen do te na mbushe mendjen qe ai nuk poe mjel vetem se po e thith.Ndoshta Lesi ,Zogaj,Frangaj etj surrogato do ti japin ndonje sahan.

  15. Blushi e pesoi si MarkAntoni i Shekspirit. MarkAntonit nuk pranoi ti shkonte askush ne beteje. Ai donte te luftone, sido qe te ishte lufta, sado e pabarabarte qe ishte, perseri donte te luftonte, qe te vdiste ne lufte, te behej hero dhe te hynte ne histori. Mirepo askush nuk pranoi ti shkonte ne beteje, askush nuk luftoi kunder tij dhe MarkAntoni nga deshperimi vrau vehten.

    Edhe Blushit nuk i shkoi askush si kundershtar ne betejen e tij politke. Ai donte te ndeshej me Ramen per kryetar partie, Rama nuk bente zgjedhje partie fare. Blushi i sulmonte ne parlament Rama nuk i pergjigjej. Ne zgjedhjet e fundit nuk e permendi nje here si kundershtar. Dhe ne keto kushte Blushi vrau veten politikisht, u largua perfundimisht nga politika.

  16. “Prandaj, unë, ndryshe nga Blushi, mendoj se ne nuk kemi një popull për të ndryshuar, por një kastë për të rrëzuar.”Kjo eshte shprehja me thelbesore e z. Bushati ; Klasike per deshiren e qindra-mijra njerezit e thjesht ,qe personalisht besojne se kjo ide bashkon mbi 90 % te shqiptareve ,te lodhur nga anti-shteti .
    Mirpo problemi qendron pikrisht te besueshmeria e ketyre fjaleve, keto deklarata jane degjuar me qindra here nga gjithe-çfare matrapazi ne politike .
    Sot pa asnje veshtersi eshte kuptuar dhe kuptohet se medjat , gazetaret , vete politika ,kerkon qe”ndryshimi i madh” te mbetet brenda sistemit, mundesisht stafeta te kaloje te shoket ,miqte,me lidhjet e garanci per mos -prekje per abuzimet e tyre pushtetore ,ashtu siç beri Ramiz Alia me Salih Berishen e Fatos Nanon,pastaj Sliu me Bashen,etj.
    Me keto mendesi jemi shume larg parimeve demokratike , ku ndryshimi behet lokomotiva e zhvillimeve demokratike bazuar ne formimin e shtetit ligjor,etj .
    Me historin e “ndryshimit” kemi 27 vjet qe luhet teater. Jemi stervitur me lajka , fasada , bojatisje ,furrça , mashtrime, akrrobacira nga me te ndryshmet, por gjithnje me rrezultat dramatik.
    Deri sot akoma nuk kemi pare buldozer te gatshem per te shkule nga rrenjet kancerin shqiptar!

    Populli e ka kuptuar shume mire z. Blushi ,dhe faktikisht ka marre aq sa i takon.
    Ai deshtoje si pjese e nje sistemi te kalbur!
    Blushi nuk ishte armiku deri ne vdekjen e korrupsionit ,nuk ishte armiku i droges dhe mafies politike,as i oligarkeve qe i pine gjakun shiptareve, ndaj nuk terhoqi popullin nga pas!
    Ai ishte thjesht pjella e ketije sistemi, bashkejetoj me politiken e kalbur per 20 vjet si “djale i mire”, tu e pa vendin se si po shkonte cope-cope.
    Politika nuk ka nevoje per fjale te bukra , as per romane ,as per fjalime e lojra fjalesh, politika eshte shume me e thjesht e konkrete; Ajo ka nevoje per vepra te mira , per ndershmeri , per karakter te forte.Politika ka nevoje per lufte pa kompromis per te mbrojtur ligjin ne praktike, dhe interresin e shqiptareve;Politika ka nevoje per koherence dhe per konseguence mbi gabimet e falimentimet e saj!
    Politika e korruptuar shqiptare ka nevoje per burg te forte!
    Politika nuk eshte as profesion, por nuk duhet te jete siper ligjit siç e kemi pare deri sot!

    Parlamenti dhe shteti Shqiptar kane degjeneruar ne korrupsion e vjedhje, qe nga Presidenti i Republikes deri tek drejtorat me te thjesht. Jane Ambasadoret Lu dhe Vlahutin qe po luftojne rrezistencen e mafies politike PS,LSI,PD!
    Sot kriminelat ne parlament po bejne ligje per ti shpetuar drejtesise, ndersa LIBRA e te tjeret nuk dihet se ne cilin planet jetojne !
    Z.Blushi ka bere mire qe eshte larguar, jo se eshte problemi themelor ,por nuk eshte as zgjidhja,as shpresa e ketije vendi!
    Z.Blushi nuk donte permbysjen e sistemit te vjedhjeve;Ai nuk kishte statur, dhe as ambicje per keto pune te renda .
    Z.Blushi si shume te tjere nuk arrinte te kuptoje çfare eshte puna e vertet, djersa , vuajtja, sakrifica ,biznesi, taksat, varferia e borxhi per buken e gojes.Si shume te tjere nuk arrine te kuptoje mungesen e parave per ilaçe, e per faturen elektrike .Z. Blushi si shumica e politikes nuk e kupton se çfare eshte papunsia dhe lista e borxheve ne dyqanin e lagjes,perkundrazi ka vjelur frytet dhe privilegjet qe garanton politika e korruptuar. Ai dhe kasta nuk kan arritur ta perceptojne konkurrencen dhe lirin e individit si baza e suksesit ,por as faktoret perse nje investitor i huaj duhet te rrezikojne kapitalin e tij ne nje vend te korruptuar si Shqiperia!
    Kjo klase politike ku Blushi bashkejetoje 20 vjet ka krijuar shtetin armik, shtetin e maskarenjeve ,hajdudave ,pazarxhive, matrapazave ,droges dhe korrupsionit!
    Politika e kalbur ka krijuar shtetin e ajrit dhe ushqimeve te helmuara. Keta bandita na shesin ilaçe e skaduara e mishin me kancer. Semundjet e diabetit dhe kancerit i kemi si askush tjeter ne rrajon,por edhe vetevrasjet, alkolizmin , perdorimin e drogave! Kjo politike shkatrrimtare ka 27 vjet qe na vjedhin fondet per kurimin e shendetit, ilaçet shteterore na shiten ne farmaciat perballe spitaleve .Po shohim edhe mè, rastet kur mungojne kurat ndaj semundjes te kancerit!Turp!!
    Me dy fjale Blushi nuk do te ndryshonte asnje gje, perveçse ndonje makiazh , shoke dhe miqte e tije te sistemuar ne pozicione dominuese te shtetit, me shpresen se keta nuk do e kishin doren shume te rende me vjedhje e plaçkitje si Rama-Meta-Berisha e Basha.
    Kjo lloje politike ka shkatrruar ne gen shpresen e shqiptareve.
    Shqiptaret kuptojne shume me mire se politika e kalbur dhe medjat e korruptuara, pasojat e se ciles jane plage te pa sherueshme tash 74 vjet !
    Ndryshimi i vertet fillon duke pergatite kushtet per drejtesi,dhe shtet ligjor. E thene troç duhen me rrase ne burg ideatoret dhe ekzekutoret e kleptokracise:Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama,Ilir Meta , Lulzim Basha e te tjere mafioza me bandat e tyre. (Kjo nuk eshte ekstreme ,kjo eshte drejtesia me tri shkalle gjykimi, me nje tjeter garanci si Gjykata e Strasburgut!)
    Per ndryshe historia do te perseritet me te tjere hajduda si Basha ,Veliaj e Kryemadhi qe po presin rradhen e vjedhjeve me bandat e tyre!
    Zgjidhja perfundimtare mbetet politike, dhe do te jete ne duart e popullit shqiptare, per ti dhenè fund kleptokracise !
    Blushi ishte shoku i tyre ,prandaj deshtoj!
    Faktikisht Blushi nuk e kaloi provimin ne maj 2017, kur mafia politike Rama-Basha-Meta-Nishani-Berisha modifikuan ligjin 449 per te mbuluar dosjet korruptive nga drejtesia. Blushi ishte prezent kur u ba grushti i shtetit, por Ai heshti! Dhe populli e kuptoj heshtjen e Blushit, ndaj e shumezoj pothuajse me zero!
    Sot nuk ka rendesi se per çfare heshti Blushi kur u modifikua ligji 449 , rendesi ka se ai ishte aty si e gjithe politika me heshtjen e tije, çka flet me shume se 100 libra politike !
    Kjo ka qene radiografia ku eshte pare publikisht se sistemi eshte komplet i kalbur!
    Amerika dhe Europa po shkruajn historin moderrne te shqiperise , keto momente historike kane vene ne prova te forta klasen politike , mediatike dhe intelektualet shqiptare !
    Ne po asistojme me prova te pakundershtueshme ne rrezistencen e politikes te korruptuar ,por edhe pjeses dermuese te medjas , kesaj “ushtrie”i bashkohen disa profesore e filozofè servil te politikes ,qe “prokupohen” per te riparuar pasojen, dhe jo per te “eliminuar” shkaktarin!
    Blushi iku, por shoket e Tije punojne kundra.
    Shohim vazhdimesi ne poshtersirat e PD ,LSI qe duan te bejne ndryshime kushtetuese per te larguar nga detyra Prokuroren Marku . Po therrasin njerezit e partise ne protest per te mbrojtur vjedhjet e tyre! Kjo nuk ka asnje problem, historia jone ka ngjarje te tilla te shemtuara !
    Haxhi Qamili per kohen kur jetoje e punoje kunder Shqiperise, krahasohet lehtesisht me Salih Berishen dhe ndihmesat e tije ,Lulzim Basha e Monika Kryemadhi , ndersa Edi Rama e Ilir Meta ,si ideator, me myftin e Tiranes dhe Kavajes!
    Historia perseritet nje here si tragjedi ,dhe here tjeter si komedi!

    Besoj se çdo njeri me mendje te shendosht kupton se keta hajduda duan nje prokurore te korruptuar siç ishte Llalla, me qellim te vetem qe t’mos hetohen per vjedhjet e tyre.
    Protesta ju duhen per te sabotuar rreformen, duke u meshef pas “popullit qe proteston” . Gjithsesi do te kene fundin e Haxhi Qamilit, jo me varje ,por me burg!
    Edi Rama ne krahun tjeter po bene ndryshime ne rregulloren e parlamentit , me qellim qe t’mos arrestohen Tahiri & kompani,por edhe vete Ai.
    Rama do te kujtohet si miu qe u kenaq duke ngren ne anijen e qe po fundosej!
    Vini re; çdo gje qe bene praktikisht politika e korruptuar PD,LSI,PS, eshte ne sintoni perfekte kunder rreformes ne drejtesi dhe SHBA, deri ish ministri mafioz i drejtesise Manjani qe mbrojti Balilin e ka leshuar doren kunder ambasadorit Lu.
    Keni degjuar analist-gazetare te bombardojne politiken e kalbur mbi keto pika konkrete? Jo kurre!
    Perkundrazi medja e tyre po sulmojne Ambasadoret e SHBA dhe Europes .
    Ja pse Blushi deshtoje , sepse nuk ishte i vertet deri ne fund, ishte siperfaqesor dhe pjese e lojes per nje vjedhje te re!
    Shqiperia politike nuk eshte kjo qe kemi pare deri sot! Kjo eshte falimentimi i saje!
    Kemi SHBA dhe Europen qe po bejne shtetin Shqiptare,por kemi nje popull te tere qe po pret me pa durim te shohin driten e diellit, kemi profesor , gazetare , njerez serioz qe po punojne per lirin e vertet te shoqerise Shqiptare.
    Te tjere duhet ti bashkohen !

  17. Dorëheqja e Blushit nga kryesia e LIBRA-s ishte për mendimin tim më tepër një detyrim i kushtëzuar se sa thjesht një gabim. Këtë detyrim të cilin ai u mundua ta zvarriste sa më gjatë që të ishte e mundur, ia kushtëzuan qëndrimet parimore të disa prej bashkëthemeluesve dhe anëtarëve të bërthamës, si dhe zhgënjimit të tij me braktisjen masive të anëtarësisë, pas rezultatit të dobët në zgjedhje. Edhe pse parimisht ideja për krijimin e një lëvizje të re që synon ndryshime rrënjësore në praktikat e turpshme të politkës është e drejtë, nisma e Blushit nuk gjeti dhe aq mbështetje të fuqishme. Blushi ashtu si dhe paraardhësit e tij, tashmë pronarë të “ndërrmarjeve sh.p.k.”, i ka rrënjët ke “partia mëmë”, kështu që qytetarët nuk kishte se si të zbulonin ke ai liderin e kompletuar dhe ideal për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në trajtat e politikbërjes.

    Për Blushin, ashtu si dhe shumë prej politikanëve që kanë debutuar si amatorë nëpër skenat e turpshme politike të këtij pluhuralizmi banditesk, politika mendoj se është konceptuar më tëpër si biznes privat, si burim përfitimesh të gjithanshme personale, si mundësi për t’u bërë i plotfuqishëm në vendimmarrje të të gjitha llojeve, përfshi këtu jo vetëm ato ligjzbatuese dhe institucionale, por dhe ato për qëllime korruptive, abuzative, deri dhe tek përvetësime me forma nga më të paskrupullta të koncesioneve, taksave, fondeve, gjobave, etj., dhe jo si idealizëm, jo si një kauzë, jo si një angazhim moral, profesional, dhe patriotik, për t’i vënë shpatullat drejtimit të vendit. Jo si nevojshmëri e angazhimit intelektual drejt një destinacioni të parapërcaktuar qartë. Jo si mundësi reale për të kontribuar në arganizimin dhe ndërtimin e një shteti europian me zhvillim të pëlqyeshëm ekonomik dhe me demokraci bashkëkohore. Këta deri më sot e kanë prezantuar veten më tepër si përfaqësues të vetvetes, dhe jo të elektoratit.

    Pavarësisht asaj se me sa të drejtë e kanë fituar të drejtën e përfaqësimit mbarëqytetar në kuvend e në media “blushrat dhe fevzinjtë” e përzgjedhur si me shkop magjik nga kryetarë partiakë, aktrimi i kllounërve të kuvendit për afro 3 dekada me radhë ka qënë i niveleve ordinere. Rasti më i fundit dhe nga më skandalozit ishte inskenimi qesharak me zbathjen dhe flakërimin e çizmes drejt numrit një të qeverisë. Flakërimin drejt këtij “numuri estrade”, i cili për nga debutimi arrogant dhe cinik në skenë është kthyer tashmë në simbol të paaftësisë për dirigjim dhe menaxhim.

    Mungesa evidente e drejtësisë, mosreformimi pozitiv i saj, zvarritja e procesve përshpejtuese drejt BE-së, ndërrimi sipas oreksit i drejtuesve kompetentë të aparatit shtetëror dhe zëvendësimi i tyre me militantë fare të pa sprovuar në profesionalizëm, besueshmëri, dhe përgjegjësi institucionale, etj. është padyshim burimi i gjendjes mizerable pothuajse në çdo sektor të jetës. Shifrat e larta të eksodit para dy vitesh dhe rritja e frikshme e emigracionit të heshtur në vazhdim, janë shprehja më qartë e dështimit të politikës. Ky nuk është dështim i turpshëm individual i njërit apo tjetrit, por bashkëautorësi dhe bashkëfajësi kolektive, ku Blushi mban sigurisht pjesën e tij të gabimeve, si pasojë ndoshta e lodhjes prej politikës së vrazhdë, mospërkushtimit të mjaftueshëm, rritjes së nervozizmit, shenja këto që ai i shfaqi jo rallë kohët e fundit, sidomos pas debatit të ashpër me “shokun Edi”.

    Lind pyetja, për çfarë i duhen patjetër shqiptareve figura të tilla multi-dështake, të cilat nuk janë të afta të ngrenë as një sistem minimal dhe të ndershëm drejtësie, dhe jo më një shtet të fuqishëm dhe funksional në shërbim të tij ?

    Në kontekst artikulli jep një alarm, të cilin unë do të dëshiroja ta ndërthurrja me thënien e Blushit. Mendoj se iteligjencës sot i parashtrohen dy detyra imediate. Krahas ndryshimit të popullit (pshm. përmes zgjerimit të dijes dhe konkretisht forcimit të edukatës politike) duhet provuar dhe rrëzimi gradual i kësaj kaste harpagonësh, të cilët ashtu sië e thotë dhe HOOK-u, i përngjan minjve grykës të pangopur që po fundosen së bashku me anijen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu