• |
ide | kryesore

Lind Islami dhe Venera Lumani realizojnë piruetën epike (Video)

Paparazzi, Slider



Venera Lumani dhe Lind Islami përbëjnë një prej çifteve më të dashur në showbizin shqiptar.

Lidhja e tyre filloi shumë vite më parë me njohjen në spektaklin “The Voice of Albania”.

Ata bashkëjetojnë prej vitesh në Tiranë, ndërsa janë vazhdimisht aktivë në muzikë me koncerte dhe projekte të reja.

Çifti gjithashtu janë të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me fansat imazhe nga jeta e tyre.

Së fundmi, ka qenë Lindi ai i cili ka publikuar një video shumë të ëmbël të çiftit, të cilët tentojnë të bëjnë një vallëzim pas disa gotash verë.

Dhe në fakt, është pikërisht Lind Islami, ai i cili papritur “dështon” pasi ngre në ajër Venerën, dhe më pas dorëzohet duke i shtrirë së bashku me të.

“Piruetë e dështuar në shtëpi, shumë verë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos, e cila rrëmbeu vëmendjen e shumë ndjekësve.

home piruet fail @veneralumani #toomuchwine

A post shared by Lind Islami (@lind_islami) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *