• |
ide | kryesore

Protestë para hotelit ku qëndron Kotzias: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Greqi (Video)

Lajme, Të fundit



Vizita e ministrit të jashtëm grek në Korçë aty ku do të qëndrojë edhe një ditë lidhur me axhendën e takimeve dypalëshe me homologun shqiptar, sot është shoqëruar me protesta.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar para hotelit ku qëndron diplomati grek duke kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.

Vizita e Kotzias është parashikuar për tre ditë, ku në fokus janë pikërisht bashkëbisedimet dy pakëshe për zgjidhen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve.

Plot 150 punonjës policie do të qëndrojnë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë që vijojnë prej ditës së djeshme në qytetin e Korçës.

Bisedimet po mbahen në një hotel të vogël privat që është vendosur në dispozicion të dy delegacioneve. Në  orën 12:00  Kotzias do të vizitojë Katedaralen e Korçës, më pas do të bëjë një vizitë tek Mësonjëtorja dhe më pas tek Konsullata greke.

Në orët e pasdites ministri do të vizitojë muzeun ikonografik dhe më pas do të marrë pjesë në koncertin e grupit Liria tek muzeu Bratko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *