• |
ide | kryesore

Vuçiç zbut tonet në Kosovë, kërkon marrëveshje me shqiptarët

Kryesore, Lajme



Aleksandër Vuçiç vizitoi Kosovën për herë të shtatë brenda pesë viteve të fundit. Por vizita e sotme është e para e tij si President i Serbisë dhe vjen katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, liderit të serbëve të Kosovës. Ndryshe nga sa pritej, Vuçiç u shfaq me tone zbutura. Të paktën në një komunikim me mediat gjatë vizitës në një manastir në veri të Kosovës. Ai kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, duke shtuar se ky rast e ka trishtuar shumë Serbinë. E veç kësaj, presidenti serb foli për një marrëveshje me shqiptarët në të mirë të të dyja palëve.

“I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin. Le t’i zgjidhim mosmarrëveshjet e gjata dhe shumëdimensionale, të sigurojmë dinjitetin e paqes dhe sigurisë për çdo familje serbe dhe shqiptare.”, tha Vuçiç

Por ndryshe nga sa ishte deklaruar më herët për një vizitë dy ditore në Kosovë, presidenti i Serbisë do largohet sot, duke i mbyllur të gjitha takimet e parashikuara. Në Mitrovicë ai vendosi kurorë me lule në vendin ku u ekzekutua lideri i serbëve të Kosovës. Vrasja e Oliver Ivanoviçit pritet të ketë një ndikim negativ në raportet mes Kosovës e Serbisë, kur ndërkohë këto dy vende janë në një proces dialogu me ndërmjetësimin e Brukselit. Deri më tani s’ka autorë të dyshuar për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës. Në Serbi shumica janë të rezervuar të thonë se eleminimi i Ivanoviçit është bërë nga pala shqiptare.

Dyshimet janë se njerëz të krimit të organizuar në veri të Kosovës janë të implikuar në në vrasjen e tij. Po kështu ka zëra që flasin gjithashtu edhe për palë të treta si Rusia, teksa nuk harrohet të përmenden raportet jo të mira të Ivanoviçit me presidentin Vuçiç, i cili në Kosovë ka përkrahur Listën Serbe dhe jo Iniciativën qytetare“Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP). Mbetet për t’u parë se si do të vijohet më tej në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe cili do të jetë fati i dialogut të inicuar nga Brukseli.

©LAPSI.al 

KURIR U KOSOVSKOJ MITROVICI: Predsednik Vučić položio venac na mestu ubistva Olivera Ivanovića! Prolomio se APLAUZ i povici SRBIJA, SRBIJA!



2 Comments

  1. cfar do te beja un po te kisha ne dore ndikimin e organizimit te jetes ne hapsiren shqiptare,,, 1,,,, do rralizoja pajtimin e brendeshem kombetare , unitetin,,, ,2,,,,do te zhvilloja ne menyre te pershpejtuar mendimin permes vlerave per edukat dhe moral te larte detaj per detaj ,duke i vene njerzit ne rralle per te hulumtuarper te gjetur per te bere vepra te mira dhe keshtu do arrihej uniteti vlerat ,dhe do shkulja me rrenje antivlerat ne mezin ton ,3,,,,sistemin arsimor to ta thjeshtoja lehtesoja dhe orientoja drejte cilesise rendimentit produktit te lillur me gjitha hallkat e organizimit dhe shvillimit cilesore te jetes .,ku rendimenti do ishte ,vetem sukses duke konkuruar konkurencen e tregut hap pas hapi ,,,4,,,,do hapja rrugen e rikonfirmimit te ullheqesve te drejte parimore,,ne mardhenie me tjeret problematikat dhe historine ,do ndertoja nje grup specialistesh me ekspert analist ,shkencore te fushes politikes ,psikologjis filozofis fese ligjore per te ndjekur moment pas momenti ,cdo levizje qe ka te bejne me ne dhe rreth nesh ne menyre te orientuar ,detajuar paracaktuar per zberthimin ,e problemeve dhe sfidave duke i materializuar ne ligje , qe ruajn mbrojne zhvillojne te drejtat e individit dhe kolektivet ne hapesiren shqiptare duke mbyllur cdo burim kostoje krimi trysnie presioni ndaj shqiptareve ne pergjithesi,,deri sa pacmangeshem ne nje kohe te shkurter ,te behet e mundur vetem mbijetesa e te drejtes hakut ne mezin tone,keta dhoj cicerueshish impulsiv ,me impulse agresioni ne mbremje dhe impulse paqe ne mengjes ne nje kohe fare te shkurter rekord ndaj nesh do ti imponoja vetem nje impuls ,ate te te drejtes hakut e pare ne histori ,e urdheruar nga zoti pranuar dhe respektuar nga gjith te drejtat dhe lirite duke i prere koken kembet duart shikimin dhe cdo gjymtyre te trupit te padrejtesise duke ju lene perball nesh vetem nje shikim te drejten hakun domosdoshmerit kuptimin dhe bindjen vlersimin dhe pranimin mbi domosdoshmerit e te dashurit ne te menduar folur dhe vepruar me dhe ndaj tjeterit qe ate qe e deshirojne per veten duhet ta duan dhe ndaj tjetrit ,si e vetmja rruge ,suksesi sigurie ecurie ekujlibri domosdoshmerie dhe zgjillje ne raport me tjeret ,le te cicerojne ,se padrejtesie oret e jetes se saje po i mbarojne ashtu sic i mbarojne oret e punes nje llampe qe ndricon dhe digjet si c lindem dhe pacmangeshem vdesim sic cdo gje ka fillim dhe fund sepse cdo gje ka nje mase qe shvillohet sipas ligjeve te percaktuar ,,ku te gjitha brenda kesaj hapesire do ti zhvilloja dhe menaxhuar me perpikmeri ,,duke lene te pastert te zhvillohet te drejten hakun sipas merites vleres duke kaluar gjithcka ne sit te imte te ligjeve te shvillimit dhe urtesis se gjere ,kete e them me kopetence mbasi gjitha burimet njerzore jan prezente te njohjes po ashtu dhe burimet e dituris ekzistojne mungon vetem angazhimi dhe aktivizimi me sinqeritet qe nuk mungon ,kjo eshte fjala lire pa pengese me mundesi te pafundeme dobishe ,gjeja me e lehte eshte mosvlesimi dhe fshirja komentit por me e rendesishmja eshte moshumbja dobise ,ky eshte mendimi im i thjeshte po te kisha ndikim ne organizimin e jetes por ,ndikues mund te behet kushdo i zgjuar ,edukuar sinqerte i meshireshem ,me vlera per tu bere ndikues ne precipitimin detajimin dhe permirsimin e ideve ku ne grup pune me te zgjeruar mund te behen fuqia ideale e kuptimit dhe rralizimit praktik mbasi jane gjitha mundesit sepse zoti i ka garantuar ligjet e tije te zhvillohen ne vleren dhe kuptimin formen bukurin shijen dobin qe ato kan me respekt per te urtit dhe kerkuesit shkencore te diturise dhe zgjilljeve ,e bera komentin ne temen ku flitet per z,vucic duke i kujtuar qe vetem drejtesia haku do mbijetojne nder ne dhe vetem permes saje do te ekzistojme te gjith ,se mos na moret te paditur apo budallinj fundi do plotesojne kuptimin ecurit koha

  2. padrejtesia ndaj shqiptareve ,eshte si i semuri ne gjendje kome ,ne renimacion ,serbet ,apo kushdo ne toke padrejtesine ndaj kombit shqiptare nuk mund ta mbajne me gjith tregusit negativ te padrejtesise ndaj nesh kan sjelle zgjim kombetare ,kuptimi dhe menaxhimi qe cdon domosdoshmerisht ne organizim mendimi dhe veprimi ,,kjo dukuri per mbajtjen ne cdo forme te padrejtesise ndaj nesh i njet si frumes se fundit qe njeriu fut ne bark[mushkeri ]por nuk ka force ta mbaje me ,apo e peshkut qe ne uje jeton por sapo del nga ujet ai kalon ne gjendje kome keshtu ne pergjithesi jan ndikimet e padrejtesise ne gjith zhvillimin dhe gjeresin e vet un shkeputa ,nje pjese kuptimi per dinamiken e zhvillimit te kombit tim ne po kete dinamik me durim urtesi dituri unitet mendimi dhe veprimi kombi shqiptare do marre gjith cfar ai ne fakt meriton ne kete proces te zhvillimit te jetes ,per te padrejtit ndaj nesh ne urtesin e tyre duhet qendrojne ndarja me padrejtesin ndaj nesh vetem ,duke ju kethyer shqiptareve te drejtat historike hakun dhe ,kjo ndarje te behet permes vlerave kjo i ndjerr te pademtuar ndryshe padrejtesia pacmangeshem barte me vete mallkim qe kthehet ne ndeshkim me permasen e vet padrejtesis se bere ndaj nesh ku nuk eshte pak por 100vite me kosto dhe dhimbje pa dhogari ,ku sa me shum te zgjatet koha dhe kostoja i njet cmimi [ndeshkimi zotit] njelloj si paraja me kredi ku cdo dit i rritet perqindja kjo eshte padrejtesia ,te urtit i kuptojne gjerat shpejt dhe largohen nga padrejtesia pa cmim permes drejtesise hakut mirkuptimit tolerances faljes ku nje pale clirohet nga krimi barbaria humbja shkaterrimi dhe pala tjeter merr te drejten qe i takon , dhe dy palet jetojne ne paqe siguri,ky eshte aspekti suksesit ,nje here nje kohe bejne dhogari ,dy persona ,me rruge te ndryshme ,vijimi njeri e kishte ndertuar ekonomin me padrejtesi dhe tjetri me drejtesi ,hak dhe pasi ben llogarite i padrejti humbjet dhe fitimin ne padrejtesi rrezultonte se i padrejti qendronte vetem nje lek perpara te drejtit ,i drejti i thot a per nje lek deshiron te ngelesh i poshter ,shpresoj dhe ju ti kuptoni dhe beni llogarit mire dhe do bindeni se drejtesia eshte me e lire dhe me e mire kurse padrejtesia nuk eshte rruga e shpreses dobive gjallerise suksesit triumfit por e humbjes perplasjes shkatrrimit ju ftoj te beheni te zgjuar dhe dobishem vetem per veten tuaj jo per shqiptaret apo dike tjeter por permes te drejtes hakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *