• |
ide | kryesore

Gjenden të djegur nënë e bir në shtëpi, policia: Janë vrarë!

Kryesore, Lajme



Mëngjesin e sotëm rreth orës 4:20, në qytetin e Vlorës janë djegur dhe kanë ndërruar jetë nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec. Një nga pistat që po heton policia është ajo e vrasjes. E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Policia dyshon se dhe zjarri është vënë për të mbuluar gjurmët. Por, për hetuesit është ende herët për të dhënë një version përfundimtar.

Sipas ABC News, ishte nusja e Olsi Hoxhallarit e para që gjeti trupat e djegur.

Në dëshminë e saj, e shoqja e Olsi Hoxhallarit e la këtë të fundit ende duke parë televizor e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mengjesit kur ajo nuhati erën e tymit. Kur shkoi në kuzhinë, nënë e bir ishin karbonizuar.

Hetuesit po ndjekin edhe një pistë, sipas të cilës, ata mund t’i ketë zënë gjumi si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe më pas banesa mori flakë për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru. Në trupin e Olsi Hoxhallari u gjet edhe një cigare.

Shumë persona janë shoqëruar në polici deri tani lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sipas gazetës Panorama, në polici është shoqëruar kunata, nusja e vëllait të viktimës dhe dy vajzat e saj të mitura.

©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. as ne siri nuk ka kaq te vrar ne dit sa ne qelbesiristanin e rames,ruqit e xhafes.vetem nga armet sot kater apo 5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *