• |
ide | kryesore

E dielë e përgjakur/ Plumba studentes së juridikut në Tiranë

Kryesore



Ariela Murati ka qenë duke ecur në rrugën pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Shiu i kësaj të diele rralloi lëvizjet në rrugë dhe askush nuk e vuri re përballjen e vajzës me Aldison Belulin.

23 vjeçari i kërkonte të lidheshin bashkë thotë policia, por siç duket ishte refuzuar vazhdimisht nga vajza. Momentet e fundit mes të dyve janë të paqarta, por Aldisoni e ndaloi Arielën i armatosur.

Refuzimi ka qenë i fundit. 23 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar vajzën në bark.

Më pas vuri armën në kokë dhe tërhoqi këmbëzën.

Të dy janë shtrirë në tokë. Në momentet e fundit Ariela qëndroi e shtrirë rrethuar nga të panjohur, ndërsa plaga në bark i rridhte gjak.

Nuk është e qartë, nëse përndjekja e Aldison Belulit kishte krijuar shqetësime të forta tek 21 vjeçarja. Mbetet për t’u parë nëse vrasësi kishte precedentë penalë apo ishte denoncuar më herët në polici. Dy trupat e të rinjve qëndruan për rreth 30 minuta të shtrirë në tokë thanë dëshmitarë okularë për Lapsi.al.

Kur mbërriti ambulanca të dy bashkë u dërguan në reanimacion. Vajza ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, ndërsa vrasësi me një plumb në kokë është në gjendje të rëndë.©Lapsi.al



1 Comment

  1. O zot cka po ndodhe keshtu ,vrasje mizore ,krimineli pa fije meshire vret vajzen mu ne lulen e rinise Shteti shqiptare te mbaje fajin per gjitha vrasjet e femrave shqiptare qe vriten sepse Ato si mbrone kurrefare ligji se s ka shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *