• |
ide | kryesore

FOTOT/ Kush e zëvëndësoi Saimir Tahirin në homazhet e 21 Janarit

Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri ka qenë një prej organizatorëve kryesorë të protestës së 21 janarit. Atëherë pati si detyrë menaxhimin e protestuesve në anë të piramidës, ku ra në sy me një megafon në dorë, mes makinave në flakë.

7 vjet më pas, për Saimir Tahirin nuk ka më vend në homazhet e të vrarëve në bulevard. Si në gëzime, edhe në hidhërime socialistët e kanë përjashtuar nga radhët e veta, sepse akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre.

Vendin e Saimir Tahirit në homazhe e zuri Blerina Gjylameti, aktualisht kryetare e degës së PS-së së Tiranës.

7 vite më parë Gjylameti ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Sipas jetëshkrimit, të publikuar në faqen zyrtare PS.al shkruhet se “Blerina Gjylameti ka hyrë në politike në vitin 2012 ku është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë”.©Lapsi.al



4 Comments

  1. I ndjeri Jovan Bregu do te thoshte: Po kaqe budallenj,qenkan keta djemt e fisit tone,more aman?” Rama-organizatori i protestes ,i nxitur edhe nga torollaku Ngjela,se edhe 300 mije te vriten,nuk do te …..,sot po i ngushellon,njerezit e viktimave ,qe vete i coi te vriten,ne ate” proteste te cmendur”,te organizuar nga ai,me shoket e tij,akoma me te “cmendur”,se vete ai. O bote,o dreq,qe nuk po lind asnjeri,te te ndreqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *