• |
ide | kryesore

Pëfundon takimi Bushati-Kotzias në Korçë, a u arrit marrëveshja?

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme shqiptare dhe ajo greke shpërndanë një njoftim të përbashkët për shtyp në përfundim të bisedimeve tre-ditore te zhvilluara në Korçë.

Në deklaratë flitet për për përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, por pa përmendur ndonjë prej zgjidhjeve të pretenduara.

Pritej që në përfundim të bisedimeve, sot të zhvillohej një deklaratë e përbashkët e ministrave për mediat, por dy delegacionet u mjaftuan me një njoftim për shtypin.

Njoftimi mbyllet duke theksuar se dialogu mes vendeve do të vazhdojë në muajt në vijim, çka lë të kuptojë se shefat e diplomacisë së Shqipërisë dhe Greqisë kanë akoma shumë çështje të lëna pezull dhe zgjidhjet duken ende përtej horizontit. ©LAPSI.AL

Njoftim i përbashkët i Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë

(Korçë, 21 janar 2018)

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.



1 Comment

  1. nuk jan deklaratat besushmeri bukuria e aventurizmit te lojes se fjales ka nje shekull qe zhvillohet kurse drejtesia haku dhe zhvillimi ne balance me fjalet asnjeher ,tani besushmeria eshte veprimi konkret e drejta haku shqiptare padrejtesia historike 1oovjecare ,kjo duhet te zere vendin kryesore ne politiken e jashteme jo fshehjen e ketyre dhe lejimin dhe pranimin te negociatave per interesat politike greke ,ato kan hegjemonin ndaj nesh te pashkeputur moment pas mamenti ne perfitim territoresh te reja dhe zhdukjen e padrejtesive historike ,ky eshte diverion ndaj vetvetes vet asgjesiim kombetare ,vall i po i coni rreth 15 milion shqiptare deri ku mendoni se do tu lejoj ky komb diaspora intelektualet dhe njerzit e thjeshte te beni pazare kunder interesit kombetare duke tjetersuar te verteten te drejtat e keti kombi individit dhe ne teresi kolektivit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *