• |
ide | kryesore

Përgjimet, kush e vrau Oliver Ivanoviçin në Kosovë

Lajme, Të fundit



Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanovicit, bashkëpunëtorët e tij dhe politikanë serbë në Kosovë dhe Beograd përjashtonin opsionin që prapa vrasjes qëndrojnë shqiptarët. Ata dyshojnë se vrasjen e ka kryer mafia serbe në krye me Milan Radojiçic, derisa organizimin e ka bërë shteti serb. Kjo dëshmohet në një bisedë telefonike mes një kryetari të një partie në Beograd dhe një asamblisti serb në veri të Mitrovicës. Insajderi.com sjell bisedën e tyre telefonike të përgjuar.

Kryetari i një partie serbe në Beograd ishte i shqetësuar për jetën e politikanit lokal të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane e kishte këshilluar Ivanoviqin që të kërkonte mbrojtje në Prishtinë. Por, këtë këshillë Ivanoviq e kishte shpërfillur. Tre muaj më vonë, ai u ekzekutua me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Por kush mund ta ketë vrarë Ivanovicin?

Një politikan lokal serb, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut, pretendon se e di kush e vrau Ivanoviqin. Në bisedën telefonike të këtij asamblisti me kryetarin e Partisë Republikane, thotë se vrasjen e ka kryer mafia në krye me Milan Radojiçiq, mik i afërm i kriminelit Zvonko Veselinoviq. Organizator i vrasjes, sipas tij, është shteti i Serbisë.
Insajderi ka vendosur që për shkaqe sigurie të mos ia zbulojë identitetin e këtij asamblisti i cili edhe gjatë bisedës telefonike prej 13 minutash shfaqet i frikësuar.
Biseda është zhvilluar ditën e vrasjes së Oliver Ivanovicit.

Asamblisti lokal serb përjashton mundësinë që Ivanoviqin ta kenë vrarë shqiptarët. Një opsion të tillë, sipas tij, nuk e mendon askush nga serbët.

Shef të nëntokës dhe të krimit ai e cilëson Milan Radojiçiqin, për të cilin Ramush Haradinaj deklaroi se e ka bashkëpunëtor. Me të Haradinaj ishte takuar gjatë negociatave për koalicionin qeverisës.

Gjatë bisedës telefonike që ka siguruar Insajderi, asamblisti serb i tregon bashkëbiseduesit në Beograd se kanë shkuar ta marrin kufomën pas kryerjes së obduksionit.

“Asgjë zyrtarisht nuk na kumtojnë, vetëm se është qëlluar nga pas, këtu para zyrës, një plumb ishte vdekjeprurës i cili e ka goditur arterien, dhe… kjo është gjendja”, thotë ai rreth ekspertizës mjekoligjore.

“E sheh, kemi biseduar, dhe gjithë këto t’i kam treguar. Të kujtohet biseda të cilën e kemi pasur para nja tre muajve”, ndërhyn Nikola Sanduloviq.

“Më kujtohet. Më vjen shumë mirë që thirre. Nuk e di… situata në qytet është e pabesueshme. Populli është shumë i habitur. Nuk e di… as policët nuk mund të besojnë e jo më diçka tjetër. Varrimi është në Beograd me siguri të enjten”, sqaron asamblisti serb.

Lideri i Partisë Republikane e pyet bashkëbiseduesin se cilat janë informatat rreth vrasjes së Ivanoviqit. Në këtë bisedë përmendet edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq. Për të thuhet se në veri shkon vetëm kur vritet dikush.
“E dini, ai ka qenë tip i cili kurrë nuk ka thënë asgjë, vetëm që askush nuk mund të ikë prej asaj që këtë e ka bërë shteti, siç i ka ndodhur të ndjerit Miki, para katër viteve, prandaj është koincidencë e pabesueshme, njerëzit jetonin bashkë…, dhe kur njëri i lidh të gjitha këto…, ja dhe gruaja e tij…, mendoj…, diqysh po përputhen kubëzat…, kurrqysh ndryshe vetëm se… nuk di”.

“Ajo që është e sigurt, edhe sipas informatave që i kam marrë është e sigurt se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët”, ndërhyn Nikola Sanduloviq. “Sepse këtu në Serbi të gjithë dyshojnë në këtë Qeveri këtu, e shoh që është atmosferë e tillë”.

“Besomni asnjëri prej nesh nuk dyshon në këtë, besoni apo jo, ky opsion është i përjashtuar. E dini, mendimi im dhe i këtyre të tanëve është se këtë e kanë bërë mafiozët lokalë, por edhe ata kanë qenë të detyruar të marrin leje prej dikujt, madje edhe ata çfarë vagabonda janë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë pa leje”, sqaron asamblisti lokal.

Sipas kryetarit të Partisë Republikane serbe, ky krim nuk ka mundur të kryhej pa Zvonko Veselinoviqin.

“E di që ata këtë vetë nuk kishin guxuar ta bëjnë, dhe kështu…, dhe tani po shikoj gjithë këtë dhe nuk di njeriu çfarë të mendojë. Ja tani erdh për ngushëllim Sllobodan Petroviqi, të cilin për herë të dytë po e shoh në veri, dhe të dy herë e shoh në ngushëllim. Para katër vitesh kur isha për ngushëllim për të ndjerin Miki aty e kam parë dhe tani po e shoh për herë të dytë…”, shton asamblisti serb.

“… unë me Oliverin nuk jam njohur mirë, dhe për fat të keq nuk më ka dëgjuar. Për fat të keq! Të kujtohet çfarë të kam thënë dhe çfarë bisede kemi pasur? Me vjen keq që nuk munda të depërtoj deri te ai, të ulemi dhe t’i jap çelësin e zgjidhjes në dorë. Ky është tmerr çfarë ka ndodhur. Duhet të jeni të mençur dhe të mos bini nën ndikim të tregimeve të llojllojshme etj., që dikush të mos e prish gjakun, sepse shqiptarët nuk e kanë bërë këtë”, e këshillon politikani nga Beogradi, bashkëbiseduesin nga Mitrovica.
Bashkëpunëtori i Ivanoviqit flet edhe për konfliktet që kishte i ndjeri me politikanët tjerë serbë. Përmend një zjarrfikës që ishte bërë asamblist. Listën Serbe ai e cilëson makineri të rrezikshme që nuk mund të ndalet.

“Unë i kam parë zgjedhjet parlamentare, por mendova se atëherë ata favorizoheshin për shkak të Ushtrisë së Kosovës, por në zgjedhjet lokale e pash se askush më nuk mund t’i ndalë. Kjo nuk mund të ndalet. Kjo është makineri e rrezikshme. Unë më nuk i besoj procesit të zgjedhjeve. Unë nuk e kam të qartë se si arritëm t’i marrim ato 1.500 vota, si edhe ato nuk na i kanë zhvlerësuar”, thotë asamblisti. Ai shton se votat janë vjedhur në favor të Listës Serbe të përkrahur nga Beogradi.

Nikola Sanduloviq e pyet asamblistin lokal se mafia serbe në Mitrovicë me cilin subjekt janë.

“Ai është kumbar i Zvonkos, Milan Radojiciq e hap shampanjën kur këndojnë… I ka pesë mjekroshë rreth vetit të cilët defilojnë non-stop… Nga Serbia…”, shton asamblisti serb.

.

Biseda Telefonike:

X: “Alo?”

Nikola Sanduloviq: “Alo…, Nikola Sanduloviq!

X: Alo a më dëgjon

Nikola Sanduloviq: Po, po po të dëgjoj,

X: Ja tani jam para kapelës, erdhëm ta marrim kufomën, që sa u krye obduksioni.

Nikola Sanduloviq: Çfarë thotë obduksioni?

X: Asgjë zyrtarisht nuk na kumtojnë, vetëm se është qëlluar nga pas, këtu para zyrës, një plumb ishte vdekjeprurës i cili e ka goditur arterien dhe…, kjo është gjendja.

Nikola Sanduloviq: E sheh, kemi biseduar, dhe gjithë këto t’i kam treguar. Të kujtohet biseda të cilën e kemi pasur para nja tre muajve?

X: Më kujtohet. Më vjen shumë mirë që thirre. Nuk e di…, situata në qytet është e pabesueshme. Populli është shumë i habitur. Nuk e di…, as policët nuk mund të besojnë e jo më diçka tjetër. Varrimi është në Beograd me siguri të enjten.

Nikola Sanduloviq: Të enjten?

X: Po, me siguri do të takohemi atje, nëse do të jeni atje dhe nëse takohemi, e të bisedojmë më gjatë.

Nikola Sanduloviq: E ku është varrimi?

X: Po thonë në Alenë e të Mëdhenjve, e kishin lejuar që atje të varroset.

Nikola Sanduloviq: Më thuaj cilët janë informatat, gjysmë informatat? Çfarë po flitet? Çfarë janë dyshimet? Mendoj në mes jush, që jeni më të afërt rreth tij?

X: E dini, ai ka qenë tip i cili kurrë nuk ka thënë asgjë, vetëm që askush nuk mund të ik prej asaj që këtë e ka bërë shteti siç i ka ndodhur të ndjerit Miki para katër viteve, prandaj është koincidencë e pabesueshme, njerëzit jetonin bashkë… dhe kur njeri i lidh të gjitha këto… ja dhe gruaja e tij… mendoj… diqysh po përputhen kubëzat.. kurrqysh ndryshe vetëm se… nuk di.

Nikola Sanduloviq: Ajo që është e sigurt, edhe sipas informatave që i kam marrë është e sigurt se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët.

X: Besomni asnjëri prej nesh nuk dyshon në këtë, besoni apo jo, ky opsion është i përjashtuar.

Nikola Sanduloviq: Sepse këtu në Serbi të gjithë dyshojnë në këtë Qeveri këtu, e shoh që është atmosferë e tillë.

X: E dini, mendimi im dhe i këtyre të tanëve është se këtë e kanë bërë mafiozët lokalë, por edhe ata kanë qenë të detyruar të marrin leje prej dikujt, madje edhe ata çfarë vagabondë janë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë pa leje.

Nikola Sanduloviq: Jo, sa i përket krimit, pa Zvonko Veselinoviqit, kjo nuk kishte mundur të kalojë.

X: E di që ata këtë vet nuk kishin guxuar ta bëjnë, dhe kështu… dhe tani po shikoj gjithë këtë dhe nuk di njeriu çfarë të mendojë. Ja tani erdh për ngushëllim Sllobodan Petroviqi, të cilin për herë të dytë po e shoh në veri, dhe të dy herë e shoh në ngushëllim. Para katër vitesh kur isha për ngushëllim për të ndjerin Miki aty e kam parë dhe tani po e shoh për herë të dytë…

Nikola Sanduloviq: Si quhet?

X: Sllobodan Petroviq!

Nikola Sanduloviq: E kush është ai? Çfarë është ai?

X: Partia e Pavarur Liberale. Për herë të dytë po e shoh në veri edhe atë dy herë për ngushëllim dhe në varrim.

Nikola Sanduloviq: E herëve tjera nuk ka ardhur te Oliveri apo jo?

X: Ndoshta, madje kanë qenë edhe kumbarë, por nuk ka ardhur këtu në veri (flet me dikë jashtë..), Nikolla, apo dëgjohemi?

Nikola Sanduloviq: Po, po po dëgjohemi.

X: Kurgjë, unë vërtet do të kisha dashur të takohem dhe të bisedoj me ju, nëse kemi rast.

Nikola Sanduloviq: E di çka…, unë nuk jam njeri dyfytyrësh! Unë me Oliverin nuk jam njohur mirë, dhe për fat të keq nuk më ka dëgjuar. Për fat të keq! Të kujtohet çfarë të kam thënë dhe çfarë bisede kemi pasur? Unë nuk mund të jem dyfytyrësh, shprehu ngushëllime bashkëshortes dhe familjes në emrin tim! Vërtet me vjen keq! Sinqerisht më vjen keq! Me vjen keq që nuk munda të depërtoj deri te ai, të ulemi dhe t’i jap çelësin e zgjidhjes në dorë. Ky është tmerr çfarë ka ndodhur. Duhet të jeni të mençur dhe të mos bini nën ndikim të tregimeve të llojllojshme etj, që dikush mos ta prish gjakun , sepse shqiptarët nuk e kanë bërë këtë.

X: Taman puna! Askush nuk dyshon në ta. Ata nuk janë as të dyshuarit e fundit.

Nikola Sanduloviq: E as dikush nga bota e jashtme nuk ka shans ta bëjë në këtë moment kur Amerika dhe Evropa po përpiqen me çdo kusht të bëjnë paqe këtu, dmth. Kjo bjen poshtë, d.m.th. si solucion. Ky është jashtë mendjes së shëndosh. Kjo veç drejton diku tjetër, natyrisht asgjë nuk është 100 % por gjithçka tregon në drejtim tjetër. Ti lajmërohu të enjten, të ulemi dhe të bisedojmë, nëse ju nevojitet çfarëdo ndihme, çfardo lloji, qoftë politike, qoftë me këshilla, apo në terren, unë jam këtu t’ju ndihmoj.

X: Unë edhe atëherë ju kam thënë, në këto zgjedhje këtu, nuk di a ju kam treguar, unë kam hyrë në Kuvend lokal, e fitova numrin e votave dhe u bëra asamblist, njëri i cili ishte i treti në listë, ai për shkak të konfliktit të interesit, pasi punon në gjykatë, nuk mundi të hyjë, dhe unë si i katërti hyra si kandidat i SDP. Atje, do t’ju tregoj edhe për këtë, atje më nuk ishte Kuvend, por konflikt personal në mes të Oliver Ivanoviqit dhe gjithë të tjerëve. Atje asgjë nuk mund të punohet, ata gjithë kohën e komentojnë, ai Dashi, një zjarrfikës, i cili është një marionetë dhe nuk ka lidhje me asgjë, por është aty sepse është i dëgjueshëm. Ai gjithë kohën e sulmonte, nuk ma ke uruar, ju i keni humbur zgjedhje në mënyrë katastrofale…ndërsa zgjedhjet janë të vjedhura.

Nikola Sanduloviq: Po, po.

X: Unë i kam parë zgjedhjet parlamentare, por mendova se atëherë ata favorizoheshin për shkak të Ushtrisë së Kosovës, por në zgjedhjet lokale e pash se askush më nuk mund t’i ndalë. Kjo nuk mund të ndalet. Kjo është makineri e rrezikshme. Unë më nuk i besoj procesit të zgjedhjeve. Unë nuk e kam të qartë se si arritëm t’i marrim ato 1.500 vota, si edhe ato nuk na i kanë zhvlerësuar.

Nikola Sanduloviq: Të jesh i bindur se ju kanë vjedhur së paku edhe pesë herë aq.

X: Kjo shihej nga aeroplani. Raundin e dytë na e kanë vjedhur sigurisht, ndoshta edhe fitoren. Tani nuk është askush nëpër rrugë, të gjithë janë tërhequr nëpër shtëpi dhe nuk dalin.

Nikola Sanduloviq: Natyrisht, populli është frikësuar.

X: Sikur e kanë ditur kë ta vrasin. Unë edhe atëherë kur është arrestuar kam thënë se është vrarë morali te populli, atëherë megjithatë, mbrohej qyteti, ruhej ura.

Nikola Sanduloviq: …, sa kemi folur, rreth gjysmë ore, të kam thënë atëherë, të kam sqaruar, le të vjen dhe të bisedojmë dhe t’ju mundësoj takim që të uleni dhe të bisedoni me Qeverinë kosovare, me njerëz nga atje të cilët do ta mbajnë fjalën. Të kujtohet kur të kam thënë….?

X: Unë i kam thënë atij që këtu ka gjëra pozitive të cilat mund të zgjidhen, çfarë ka ndikuar te ai që këtë ta kapërcejë unë nuk mund ta vlerësoj. Kjo është çështja e tij. Me siguri ka menduar se nuk është koha për ato gjëra, nuk di, nuk mundem as tani të mendoj për këtë, që a do të ishte diçka ndryshe se tani…

Nikola Sanduloviq: Besom, si kur kam folur edhe me të ndjerin Zoran, pesë, gjashtë muaj para vrasjes dhe i kam thënë të gjitha, dmth. Kur disa gjëra i di atëherë i di, nuk mund të them që nuk di kur i di, për këtë më vjen keq sepse kishte mundur të jetë një lider i cili kishe mundur t’i bëjë disa gjëra të cilat janë historikisht të rëndësime për të gjithë. Dhe çfarë tani, tani ai nuk është më. Populli është edhe më tepër i frikësuar, që është katastrofë. Ajo që po flitet këtu tani ato janë tregime qesharake, dmth të kishte dashur ai ta mbrojë, të kishte mundur ta mbrojë, ai do ta mbronte nga burgu dhe ndjekja, ndërsa unë desha ta lidh me njerëzit të cilët janë atje në pushtet dhe që kishin mundur ta stopojnë gjithë këtë, të ulet dhe të bisedojë se çfarë është mirë, ja, kush do të flas tani….

X: Shkoni, unë mendoj se dikush ia ka mbushur kokën që nuk duhet të ketë kontakte të atij lloji. Unë dyshoj në atë Shapiqin, atë vaterpolistin që ishte këtu. Ai e kishte tregimin e vet.

Nikola Sanduloviq: Ai djalë është i retarduar…, ai është vërtet i retarduar. Ai djalë ka arritur nëpërmes të lobit të gjejë në atë vend ku është. Djali është në sistemin e hajnisë së Partisë Demokratike, dmth. katastrofë. Unë aty isha i pafuqishëm, mendoj, të kam thanë edhe atëherë, unë dhe Shapiqi, si Zoti dhe kapuçbërësi, nuk mund të krahasohemi. Unë vërtetë i kam kryer bisedimet preliminare që ta lidhë Oliverin të shkojë në Prishtinë dhe të bisedojë, dhe se ajo pasiguri dhe jorehati e serbëve në veri të Kosovës të përfundojë një herë e përgjithmonë.

X: Po këtu gjithçka fillon dhe përfundon në një restorant, ja tani po kaloj andej, aty është mafia e cila ia ka futë frikën në eshtra popullit…

Nikola Sanduloviq: Më thuaj…, ajo mafia jonë ajo serbe atje, me kënd janë? A janë ende me Zvonkon?

X: Ai është kumbar i Zvonkos, Milan Radojicic e hap shampanjën kur këndojnë…

Nikola Sanduloviq: Aha, ai qenka kumbar i Zvonko Veselinoviqit?

X: Po!

Nikola Sanduloviq: Dhe ai udhëheqë gjithë ata, gjithë atë klan kriminel, të gjithë?

X: Po, i ka pesë mjekroshë rreth vetit të cilët defilojnë non-stop.

Nikola Sanduloviq: E prej nga janë ata të cilët e mbrojnë atë?

X: Nga Serbia…

Nikola Sanduloviq: A nuk janë prej andej, prej Mitrovicës?

X: Jo, jo nuk janë. Të gjithë ata djelmosha janë nga Serbia, mirë… unë ju kërkoj falje…

Nikola Sanduloviq: Asgjë, asgjë, të lutem shprehu ngushëllimet e mia dhe lajmërohu kur vjen në Beograd, dhe të vjen edhe bashkëshortja nëse do, mos të gjunjëzohet tani dhe t’i dëgjojë ata sepse janë duke gënjyer. Mirë lajmërohu kur të vjen…

X: Mirë, ju faleminderit, mirupafshim./ insajderi.com.



2 Comments

  1. nderkombetaret sollen kete gjendje nder trojet shqiptare e filluar me coptimin etnik,me perkrahjen sllave me favorizimet serbe pas nderhyrjes se natos ,me krijim shtetesh ne trojet shqiptare ,pazaret interesat hegjemonia keto sjellin si rendiment vetem burim krimi mafioz dhe cdo te keqe arritem piken e pamundesive ,qe ceshtjen ta ndjekin dhe zbardhin shqiptaret ,por shqiptaret mundesuan mbi 75 perqind qe vrasja konflikti politikat gjendja krimi varferia padrejtesia ne trojet shqiptare nuk e ka birimin ne trojet shqiptare dhe shqiptaret por tek shkaqet ,dhe shkaktaret qe gjithnje prollojne interesa dhe hegjemoni antishqiptare ,urdheroni zoterinje nderkombetare kushdo qe eshte i interesuar per ballkanin ju qe e sollet kete gjendje prej 1shekulli ku vrullshem si stuhi e pandryshueshme vazhdon nder shqiptare me kosto te pallogariteshme nderhyni zgjilleni ,,vlersoni ralitetin ndani problemet ,dhe orientoni zgjilljet duke vene drejtesin shekullore ne vend ,lejuar qe gjith shqiptaret te kthehen ne trojet etnike ,,dhe ndaluar njehere e mire kete turp dhe gjeme te malle 1 shekullore qe ju ju bete shqiptareve ,shqiptaret si kan borxh kujte ,juve te gjith qe sellet dhe mbani kete gjendje me dhune nder ne te tille ,nese nuk vini drejtesin ne vend po beheni shkaktare te luftravete permasave te mella te pamenaxhueshme dhe paperballueshme shqiptaret nuk mund te durojne me qe pafundesisht tu lillen duar ne shtepin e tyre dhundesheshem nderkombetaret nen trysnin e ligjit presionit varferis korrupsionit ,dhe popujt e qeverit ballkanase nga cdo ane ti kafshojne godasin krijojn lloj lloj situatash vetem per tiu grabitur pasurit trojet dhe asimiluar me cdo kusht ,shikoni sa ju japin te drejta ne serbi luginen e presheves maqedoni cameve ne cameri ne mal te zi dhe shikoni sa ju japin te drejta shqiptaret tjereve ne trojet tona nje disbalanc e papranueshme dhe patolerueshme ,askush smund te pranojne dy standarte nje per hegjemoni ndaj tjereve dhe nje per mardheni mes popujve ,nese thuhet ,nderkombetarisht respektimi i lirive dhe te drejtave njerzore , kombit shqiptare i jane rrembyer ,qe prej nje shekulli urrdheroni perkraheni zbatojeni dhe vini te drejtat ne vend te rreth 15 milion shqiptareve qe kan marr dhen anekend globit,por diskutohen marrveshje mbi hegjemonin e tjereve ndaj nesh ,si te drejta qe problematikat te mbyllen ne ballkan kjo nuk eshte mbyllje tjeret tu japesh te drejten tende ,kjo eshte asimilim,,te drejten e krijoj dhe percaktoj vetem zoti ,neve na mbetet vetem ta respektojme ,nuk ka vend per permirsime sepse e percaktoj me persosmeri,ju ftoj te gjitheve nese deshironi paqe ,drejtesi normalitet ,qetesi gjalleri ,shprese begati mirqenie zhvillim ate cfar deshironi per vete duajeni dhe per shqiptaret meshironi ato qe jan ne toke ,qe tu meshirojne ju ai qe eshte ne qelle qe gjithcka krijoj ,e ndrysheme nga kjo ,,duke vazhduar ky ekstrem padrejtesishe ne cdo skaj i fuqishmi kunder te dobtit ,ju po jepni mesazhin ,njerzimit ,ne kete konkurenc,te gjithanshme te pameshireshme ,qe antivlera ,te quhet simboli suksesit ,si formim njerzore si produkt suksesi ,dhe baz zhvillimi ku ,do ti perfshijne te gjith dobit do zbrazen nga ne mbi bazen e cilave ne ekzistojme ,dhe do mbisundojne tmerri afatshkurter ,,po shikohet vrullshem ,ne rralle duke filluar nga individi grupe njerzore dhe shtete duke u perpjekur per te grumbulluar fuqi dhe dal i pari ti sundojne te gjith pa kritere ,pa rregull dhe pa vlera meshir dobi unitet sepse keto i kan shkatrruar me kohe,ju ftoj te gjitheve ju qe projektuat ,organizuat ,dhe mbani kete ralitet te pakten ne ballkan , ne ballkan nese menduat qe ky rralitet rendimentin do ta kete dobi ,un ju them jo ,u zhgenjyet sepse na demi shkatrrimi i te mires nuk mund te vijne kurr dobia mendojeni fetarisht filozofikisht ,psikologjikisht ,shkencerisht dhe praktikisht ,e keqa eshte e keqe dhe e mira e mire dhe kur e keqa ,nuk ka paqe dobi lumturi vlera harmoni ,rregull siguri shperblim shpetim por e keqa ka cdo te keqe ne zhvillim dhe perfundimin e vet,dhe ky ralitet ne cdo pikpamje nuk tregon qe ketu u zhvillua vendos dhe ekziston drejtesia vlerat paqa siguria por e kunderta e saje ,e perderi sa ndaj nesh zbatuat ate qe po tua beje dikush juve nuk e pranoni ,toleroni por ragoni ashper me cdo pikpamje me cdo cmim ,edhe cdo shqiptare ka te drejte ,te kerkojne te drejten e vet identitetin pronen ,nderin jeten te garantuar dhe mbrojtur ne shtetin e vet etnik brenda natyralitetit vet njerzore si cdo shtet tjeter ne bote jo i ndare ne pes shtete dhe tentativat vazhdojne per ta asimiluar plotesisht, ju ftoj mundesit per ta kthyer shqiperin ne natyralitetin e vet ekzistojne sepse eshte ne doren njerzore,,nderhyni ne kohe ,mbasi ,padrejtesia ne zhvillimin e vet ,sjell ,origjinalitetin e cilesive te saje qe askujt si pelqen ne raportet e zhvillimit te vet ku fajin nuk e kan shqiptaret duke qene viktima por viktimizuesit ,jetoni ju por na lini edhe ne te jetojme me te drejtat qe zoti na lla ashtu sic u ll dhe ju dhe deshironi te jetoni dhe ju

  2. mjaftushem ,sherben ,per nderkombetaret si mundesi ,konklusioni per mundesit qe ka kosova ky informacion ne analize qe vrasjen nuk e ben shqiptaret por politika serbe ,per hegjemoni ,per te ndeshkuar dhe nenshtruar shqiptaret ,por pavarsisht se cfar bejne serbet me njeri tjetrin , si njeri i thjeshte ju le mbi tavolin gjith historin shqiptare si domosdoshmeri paqe ekzistence te nje kombi ,padrejtesite qe na jan bere dhe behen dita dites ,por qe ekzistencen tone te drejtat tona ,nuk nenshtrohen ,nuk humbin nuk zhduken ,jo nje serb te vrasin vet serbet ,,po sikur serbet te vrasin gjith njeri tjetrin ,kjo lloj intrige apo cdo lloj tjeter perpara te vertetes historike fakteve nuk kan vlere as sa nje ,pike uji ne mes te oqeanit sepse e drejta haku qendron me lart se padrejtesia ka vleren e vet nuk zhduket por sa me shum te vazhdojne padrejtesia ma shum do vlersohet perkrahet dhe mbrohet nga cdo shqiptare edrejta haku dhe kudo ne bote sepse ne esence te drejten e ndjejne duan dhe perkrahin te gjith sepse u krijuam me te ,cdo gje funksionon sipas saje urdherohemi prej krijuesit te saje te punojme ,drejtesia eshte dobi ne cdo pikpamje padrejtesia vecse dem ,te drejten zoti na e lla me te te drejten eshte e lillur jeta ekzistenca e individit dhe kolektivit dhe po ashtu e gjitha gjallesave sepse ajo ka cdo zgjillje dhe begati shpetim ,por ftohen te gjith ta perkrahin dhe per ne sec perkrahin edhe per veten e tyre sepse zoti mallerishem keshtu i unifikoj zgjilljet dhe dobit permes drejtesise hakut ,ne unitet askush smund tia dal i vetem na lehtesoni punen tone qe zoti tua lehtesojne dhe juve meshironi te vegjelit qe zoti tu meshiroje dhe ju te mellenjeve ,me respekt per te gjithe po flas me frymen e fundit ,e them keshtu sepse ndollem vetem ne cilesin e fjales permes mendimit te lire rruges pa pengesa si mundesi kujtese per tu ,analizuar vlersuar nxjerr dobit dhe perkrahur te drejten dhe per shqiptaret sejcili ashtu sic i deshiron dhe per veten e vet ,nisur nga fakti qe nuk deshiroj te shoh as ulleheqes te padrejte qe me veprimet e tyre antinjerzore ne grabitjen e te drejtave te tjetrit permes intrigave dhe barbarise ,jane irrituese i fusin popujt te konflike dhe shkatrrim ,sikurse nuk dua te shikoj popull vetmohues ne mbrojtje te drejtave te veta me cdo cmim por popuj ne paqe dhe siguri sejcili ne vendin e vet me te drejtat e veta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *