• |
ide | kryesore

Rama nxjerr listën me “armiqtë” e reformës në drejtësi (edhe spiunë të huaj)

Lajme, Të fundit



Edi Rama bëri një listë me kundërshtarët e reformës në drejtësi, duke folur para familjaërëve të viktimave të 21 Janarit. Në pozitat e “misionarit” të vetmuar, Rama futi në listë jo vetëm politikanë dhe gazetarë, por edhe agjentë të huaj. “Në këtë luftë ka njerëz të pushtetshëm të pasur dhe shumë të pasur të vendosur të bëjnë çmos, më shumë se të pamundurën për të ruajtur kokën e tyre, duke e penguar këtë projekt kombëtar ardhmërie” u shpreh Rama duke rreshtuar armiqtë e reformës si më poshtë:
1) politikanë

2) gjykatës

3) prokurorë

4) zyrtarë

5) biznesmenë

6) botues të falimentuar

7) komentatorë të mirëpaguar

8) fuqi të huaja

9) spiunë të tyre

Prej vitesh, Edi Rama ka krijuar imazhin e politikanit që kërkon me padurim të bëhet reforma në drejtësi. Pavarësisht luhatjeve, ia ka dalë të bindë publikun se ai është në anën e reformës dhe se nuk ka frikë nga drejtësi, ndërsa kundërshtarët politikë, me mjeshtëri i ka nxjerrë si bllokues.
Por së fundi, një nismë për ndryshimin e rregullores së parlamentit, që e bën më të vështirë arrestimin e deputetëve u duk si shenjë e qartë e frikës së Edi Ramës nga drejtësia, pasi Prokuroria Speciale mendohet se do të krijohet në mars. Për këtë arsye kryeministri ka përsëritur edhe njëhere listën e armiqve të reformës në drejtësi, duke u vetërreshtuar në anën reformës, të paktën në fjalime.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Mese fundemi partia ka zbuluar armiqte e sajte brendeshem e te jashtem,, Vigjilenca e kryeministrit tone eshte aq e madhe ne ruajtjen e sigurise se bemave te kesaj qeverie sa nuk ka atom ta c;beje, por pasi i kapi gjithe institucionet, me sigurine prej te marri kujton se cfardo qe thote ky jane te verteta, ashtu sic jane e kane qene premtimet ne fushatat e zgjedhjeve,,Shko i i pa bese, e ipa besuar se ekeqia me e madhe ne kete vendje ti EDI RAMA., Me pa tjeter duhesh larguar, e shporrur.

  2. Kjo eshte thjesht dhe sakte DY FYTYRESIA e Rames.Nga njera ane,publikon armiqte e jashtem dhe te brendshem (a thua se ne nuk i dime) dhe nga ana tjeter,paraqet ligje,qe te mos preken,pa lejen e tij,ata armiq,qe ne fakt jane miq,te tij. Reforma qe pretendon ,ne drejtesi,pesoi disa ndryshime (nga nderhyrjet e opozites,komisionit te Venecias),te cilat,Rama po perpiqet ,me ligjet e fundit, t’i ktheje ne “identitet”,pra ashtu sic i nisi.Por me e keqja eshte,qendrimi i nderkombetareve,te cilet per hir te “stabilitetit” ketu dhe per te fituar disa” pike”,qe te orientojne te arthmen e tyre (se jane ne periudhen e fundit te sherbimit te Shqiperi),ndikojne shume keq duke i leshuar pe “aleatit” dhe ” donatorit”te tyre Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *