• |
ide | kryesore

Gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë, protesta në Dragot të Tepelenës (Video)

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Tepelenë ka pasur protesta në lidhje me nisjen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë. Sipas aktivistëve po shkelet ligji i reprocitetit ndërmjet dy vendeve, pasi grekët vijnë me pretendimin se tokat në jug janë pronë e tyre.

Në varret ku po gërmohet aktivistët thonë se nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë, dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale. Aktivistët kanë çarë rrethimin, çka ka bërë Policinë që të ndërhyjë me forcë. Një prej aktivistëve është ndaluar nga ana e Policisë. Ai është identifikuar si Male Kase, nga Maqedonia.

Greqia zyrtare reagoi më herët për këtë çështje. Sipas ministrisë së jashtme greke sot do të nis një hap shumë i rëndësishëm, pasi eshtrat e ushtarëve do të prehen të qetë. Sipas tyre marrëveshja nis të aplikohet gjatë ditës së sotme, në një orar që është rënë dakord në bisedimet në Kretë.

https://www.youtube.com/watch?v=GQQ4zj2wOqM&feature=youtu.be



2 Comments

  1. Bravo tepelena
    MOS i lejoni greket e qelbur
    E mira eshte te ngrihemi te gjithe
    Se keta palo politikane e coptuan kete vend
    I vrafte Zoti.

  2. Po mire e kane protestueset,si u bekan keto verifikime pa qene prezent asnje arkeolog dhe antropolog? Ushtaret greke dhe jo vetem ata por cdo ushtri kane pas uniforme te percaktuar qarte dhe te pajisur me zbukurime dhe objekte metalike dalluese indentifikuese. Pastaj kushti kryesor qe kategorizon eshtrat e mundshme te nje ushtaraku eshte seksi mashkull dhe mosha mbi 16-17 vjeç. Shkaku i vdekjes ne raste te renesh ne luftrat moderne ka ardh ose nga bajoneta ose nga plumbi. Ky i fundit ne shumicen e rasteve le gjurme ne eshtra ose gjenden ne varr pasi treten indet e buta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *