• |
ide | kryesore

Gjermani/ Social demokratët votojnë pro koalicionit me Angela Merkel

Planet



Socialdemokratët gjermanë, SPD, ranë dakord sot që të lenë mënjanë mosmarrëveshjet rreth bashkimit në një qeveri me kancelaren Angela Merkel të CDU dhe të votojnë me një maxhorancë të dukshme për të zhvilluar edhe një herë negociata për një tjetër qeveri të re me konservatorët. Një koalicion i tillë quhet ndryshe edh  koalicioni i madh.

 

 

Nga të 642 delegatët që morën pjesë në konferencën e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD), e zhvilluar në ish-kryeqytetin Bon, 362 votuan pro rifillimit të negociatave me kancelaren Merkel, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Shumë anëtarë të SPD-së besojnë se partia duhet të dalë në opozitë për të patur shansin e rigrupimit dhe rigjallërimit pas rezultatit më të keq që nga 1949-ta, arritur në zgjedhjet e shtatorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *