• |
ide | kryesore

Grekët të kënaqur nga kërkimet për varrezat e ushtarëve në Tepelenë

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Greqisë përshëndeti nisjen e punës për hapjen e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. në një deklaratë për mediat shkruhet se: “Një hap i rëndësishëm është marrë sot për sa i përket ushtarëve grek të vrarë gjatë luftës Greko- italiane gjatë vitit 1940 deri në vitin 1941. Në negociatat e Kretës gjatë nëntorit të kaluar u diskutua çështja e varrezave të viktimave greke. Tashmë marrëveshja është duke u implementuar hap pas hapi, duke çuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje humane”.

“Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë historike, gjë e cila demonstron se dialogu dhe bashkëpunimi mund të na çojë në drejt marrëdhënieve të mira dhe të krijojë një perspektivë pozitive në marrëdhënien mes vendeve të rajonit tonë dhe njerëzve”, shkruhet në deklaratë.

Për varrezat e ushtarëve grekë kanë nisur protestat në Tepelenë. Aktivistët pretendojnë se po shkelet ligji i reprocitetit ndërmjet dy vendeve, pasi grekët vijnë me pretendimin se tokat në jug janë pronë e tyre. Në varret ku po gërmohet aktivistët thonë se nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë, dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale.



2 Comments

  1. greket kan gjetur kockat e 5 derrave 8 gicave qe rama ka henger me janatullosin,pastaj kan gjetur halet e peshqeve kinez te mao LUU ce dunitdhe lesh loministesh stalini.

  2. kenaquni zoterinje se manipulimi ju kenaq padrejtesia nganjehere njerzit cmenden nga kenaqesia qe jep por shum shpejt faktet e drejta dhe drejtesia gjith ate gezim e transformon ne zhgenjim humbje llogari pergjegjsi dhe kosto [cmim qe pacmangeshem paguhet]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *